InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Më 11 maj “ndeshja finale” mes Opozitës dhe kryeministrit Rama

6 Maj, 2019
in Artikuj, InfoPress
A A
Më 11 maj “ndeshja finale” mes Opozitës dhe kryeministrit Rama

E shtuna e 11 majit pritet të jetë dita e një përballje të fortë mes opozitës dhe qeverisë “Rama”.

Krerët e opozitës, kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi kanë paralajmëruar dje se protesta e javës së ardhshme do të jetë vendimtare për largimin e qeverisë dhe garantimin e kushteve për zgjedhje të lira parlamentare. Në fakt pritshmëria e njerëzve antiRama është e madhe në opozitë, por edhe brenda radhëve të PS-së, të cilët janë të pakënaqur me qeverisjen e Edi Ramës. Nga Lezha, ku mori pjesë në një takim me të rinj, Lulzim Basha u shpreh se beteja aktuale e opozitës nuk është me një qeveri legjitime, por me një bandë kriminale që, sipas tij, duhet të ikë sa më parë. “11 maji na thërret në një tjetër përballje vendimtare të vlerave tona, të lirisë, të demokracisë, Europës dhe Amerikës, me tiraninë despotike-kriminale-orientale, që kurrë nuk do ta marrë Shqipërinë peng, nuk do t’ia vërë duvakun popullit shqiptar, popullit më europian të Ballkanit… Le të jetë 11 maji një tjetër kohë monumentale e përballjes tonë popullore për liri, për demokraci”,- deklaroi kreu i PD-së.

Ndërkohë në Tiranë, Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi Konventën Kombëtare, forumin e saj më të lartë drejtues. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi mbajti një nga fjalimet më të forta dhe karizmatike, ku jo vetëm sulmoi qeverinë “Rama” për krizën ekstreme ku e ka futur vendin, por edhe sugjeroi programin për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza politike dhe ekonomike. Kryetarja e LSI-së deklaroi se situata ku është futur vendi nuk kërkon më vetëm fjalime dhe akuza, por reagim konkret kundër asaj që e cilësoi bandë qeverisëse. Duke cituar vargje të poetit të madh Dritëro Agolli, kryetarja e LSI, Kryemadhi u shpreh se vagabondëve në pushtet duhet t’u përgjigjemi me gjuhën që kuptojnë vagabondët.

“Miku ynë, Dritëro Agolli, ka shkruar një poezi. Ka shkruar një poezi “Vagabondët”, që në fakt flet se si dy vagabondë rrahën një grua në rrugën Konferenca e Pezës. Pasi e shpjegon, ai e mbyll poezinë me dy vargje: “Unë u rraha me ta e u grisa në gjoks e krahë, si mund të rrija në paqe? Poeti duhet të dijë të rrahë dhe jo vetëm të thurë vargje”. E pra ne do të dimë si të sillemi me këta vagabondë, me këta vagabondë të demokracisë, të cilët rrahin dhe shtypin shqiptarët dhe tjetërsojnë jetën e shqiptarëve në një jetë të krimit të organizuar”,- deklaroi Kryemadhi.Në mesazhin e saj të ashpër kundër qeverisë, Kryemadhi u ndal edhe te data 11 maj. Kryetarja e LSI u shpreh se është koha për t’i dhënë fund një regjimi kriminal. “Në 11 maj jemi të gjithë në shesh, për t’i dhënë dërrmën përfundimtare këtij regjimi kriminal, por jo vetëm në 11 maj, çdo ditë të vitit, çdo minutë të Zotit mos ndaloni dhe nuk do të ndalojmë. Zgjedhje farse, që Edi Rama kërkon të bëjë për të mashtruar me qëllim për të vazhduar të grabisë shqiptarët, nuk ka për të pasur as në ëndërr dhe as në makthin e tij…”,- deklaroi Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së ka folur edhe për projektin e qeverisë për zgjedhje pa opozitën më 30 qershor. Në këtë pikë mesazhi i saj ka qenë dhe më i fortë, duke deklaruar se “ne nuk do të ndalen në asnjë moment përballë krimit dhe grabitjes së Edi Ramës, për t’i prerë të dyja duart, duart që fut në kutitë e votimit dhe duart që fut në xhepin e shqiptarëve”.

Thirrjet e krerëve të opozitës për protestën e 11 majit vijnë pas qëndrimeve të Edi Ramës kundër opozitës dhe protestuesve. Pak ditë më parë, Kryeministri paralajmëroi se do të burgoseshin të gjithë qytetarët do të cenonin procesin e votimit më 30 qershor. Po ashtu, deklaroi se do të merren masa të rrepta për protestat e opozitës me bllokime rrugësh. Pa kaluar as 24 orë nga kërcënimet e Edi Ramës, Partia Socialiste depozitoi në Kuvend projektligjin për ndryshime në Kodin Penal. Ndryshimet në ligj parashikojnë dënime nga 3 deri në 10 vjet burg për vepra që lidhen pikërisht me aktivitetin e partive të opozitë gjatë muajve të fundit, si protestat dhe bllokimi i rrugëve. Vënia në lëvizje e mazhorancës për të ndryshuar Kodin Penal për akte që lidhen me zhvillimet politike në vend tregon se qeveria është ajo që po nxit përplasjen me çdo kusht.

Data 11 maji do të tregojë përfundimisht se cila palë do ta fitojë duelin. Opozita po deklaron se më 11 maj do t’i japin udhën kryeministrit, duke e çuar vendin drejt një qeverie tranzitore, pa Ramën kryeministër. Por mbetet të presim nëse opozita do të bëjë tre herë xhiron përreth kryeministrisë e do shkojë në shtëpi, apo do ta rrethojë përfundimisht sheshin para kryeministrisë, kryesinë e Kuvendit dhe Bulevardin.

Njerëzit e revoltuar nuk presin më, ndaj sinjalet popullore janë se më 11 maj do jetë beteja finale e opozitës me qeverinë e krimit, siç e akuzojnë liderët e opozitës./Q. Xhani/

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social
Artikuj

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social

29 Qershor, 2026
Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026
Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik
Artikuj

Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik

8 Qershor, 2026
Artikuj

Ura në Kohë-Një mirënjohje për Mimoza Ahmetin

4 Qershor, 2026
Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026

TË FUNDIT

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com