InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Pritshmëritë e Kosovës nga takimi i Berlinit

29 Prill, 2019
in Artikuj, InfoPress
A A
Pritshmëritë e Kosovës nga takimi i Berlinit

Para takimit në Berlin me kancelaren Merkel dhe presidentin Macron, Hashim Thaçi është shprehur se do të bisedohet për mundësinë e vazhdimin e dialogut me Serbinë, që duhet të përmbyllet me një marrëveshje përfundimtare.Dy udhëheqësit më të lartë të Kosovës, nuk presin që Samiti i Berlinit të sjellë një proces të ri, por, sipas tyre në takimin e nivelit të lartë do të kërkohen mundësi të reja për arritjen e një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Nga Kosova Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj marrin pjesë të hënën në takimin e Berlinit, ku kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron, presin krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Presidenti Hashim Thaçi para nisjes për në Berlin, tha se në ditët e fundit ka vazhduar konsultat me partnerët ndërkombëtarë për konferencën e Berlinit duke e mirëpritur “rritjen e angazhimit të Gjermanisë dhe Francës rreth Ballkanit Perëndimor në përgjithësi, si dhe Kosovës në veçanti”.

Treffen UN-Sicherheitsrat | Präsident des Kosovo Hashim Thaci (picture-alliance/AP Photo/C. Ruttle)

Kosova pret mbështetje për liberalizimin e vizave

“Takimi i Berlinit nuk do të sjellë një proces të ri, por do të kërkohen mundësi për zgjidhjen e problemeve, duke marrë shembull marrëveshjen e suksesshme ndërmjet Maqedonisë Veriore dhe Greqisë. Në takim theks i veçantë do t’i jepet mundësisë së vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare, që do të sjellë stabilitet edhe më të madh në Ballkanin Perëndimor”, shkroi në profilin e tij Presidenti Thaçi. Ai pret nga kancelarja Merkel dhe presidenti Macron që të tregojnë mbështetje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, si respektim i kontratës ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës. “Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe e meriton lëvizjen e lirë si të gjithë qytetarët tjerë të rajonit dhe kontinentit. Nëse diçka e tillë nuk ndodh, takimi i Berlinit do të jetë zhgënjyes për qytetarët e Kosovës. Në këtë takim do të kërkoj edhe dënimin e gjenocidit të shtetit të Serbisë në Kosovë, në vitet 1998-1999”, tha Presidenti Thaçi.

Të njëjtin qëndrim ka shprehur edhe kryeministri Ramush Haradinaj, qeveria e të cilit vendosi taksë shtesë për mallrat e Serbisë. Haradinaj thotë se qëndrimi i tij është njohja e Kosovës nga Serbia në kufijtë ekzistues dhe se ai nuk do të pranojë ide tjera. “Delegacioni i Prishtinës nuk shkon në Berlin me tregime të vjetra, ndarje apo shkëmbim territoresh. Këto janë histori të shekullit të kaluar. Në Berlin ne do të shkojmë më shumë me atë se si për të zgjidhur çështjet e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Haradinaj për mediumin publik të Kosovës. Sipas tij, situata rreth taksës ndaj mallrave të Serbisë mbetet e njëjtë dhe ajo mund të hiqet vetëm përmes njohjes së ndërsjellë Kosovë-Serbi.

Brüssel EU | Gespräche Verhältnis EU - Kosovo (European Union/C. Dogas)

LDK: Plani i mbrapshtë për korrigjim kufijsh të mbyllet si ideLEXO EDHE:  Sot Samiti i Berlinit/ Apeli politikanit gjerman: Kapeni këtë shans

Partia më e madhe opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës, nga ana e saj mendon se “Samiti i Berlinit është ngjarje me rendësi për të filluar një dinamikë të re drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore në gjithë Ballkanin Perëndimor. Kështu shkroi në profilin e tij, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

“Duke e ditur qëndrimin e Gjermanise lidhur me dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, besoj se plani i mbrapshtë për korrigjim të kufijve do të mbyllet si ide. Neve na duhet një marrëveshje me Serbinë që e bën përgjithmonë të pamundshëm konfliktin në mes të dy shteteve, siguron njohjen reciproke dhe Serbia merr përgjegjesinë për krimet e bëra në Kosovë. Duke e korrigjuar kufirin nuk sigurohet një marrëveshje e tille”, shkroi Hoti.

Në Prishtinë mediet shkruajnë se Samiti i Berlinit që mbahet nën organizimin e kancelares Angela Merkel dhe presidentit Emmanuel Macron, shihet si një mundësi që vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimorë të përfitojnë nga projektet e përbashkëta. Por në muajt e fundit, sidomos që nga ndërprerja e dialogut Kosovë-Serbi dhe vendosja e taksës për mallrat serbe, ka pasur ashpërsim të tonit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me akuza dhe kundër akuza. Serbia thotë se pa u hequr taksa, nuk rifillon dialogun me Kosovën, ndërsa, Prishtina zyrtare thotë se taksa mund të hiqet vetëm kur Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës./ DW

Të Lidhura

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026
Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!
Artikuj

Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!

17 Prill, 2026
Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026
Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut
Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026
Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit
Artikuj

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit

14 Mars, 2026

TË FUNDIT

Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026

Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”
Aktualitet

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”

4 Maj, 2026

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com