InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Bota

Tragjike/ Të paktën 29 të vdekur nga rrëzimi i autobusit me turistë gjermanë në Portugali

18 Prill, 2019
in Bota, Lajme
A A
Tragjike/ Të paktën 29 të vdekur nga rrëzimi i autobusit me turistë gjermanë në Portugali

Të paktën 29 persona humbën jetën pasi një autobus që transportonte turistë gjermanë doli nga rruga dhe u përmbys në ishullin portugez Madeira.

Ndërkohë 27 persona të tjerë raportohet se mbetën të plagosur nga aksidenti pranë qytetit Caniço.

Aksidenti ndodhi në orën 18:30, ku shoferi humbi kontrollin e autobusit në një kryqëzim dhe doli jashtë rrugës, sipas agjencisë portugeze të lajmeve Lusa.

Mjeti përfundimisht u ndal në çatinë e një shtëpie.

“Nuk kam fjalë për të përshkruar atë që ndodhi. Nuk mund të përballoj vuajtjet e këtyre njerëzve”, tha kryetari lokal Filipe Sousa për televizionin SIC.

Ai tha se të gjithë turistët në autobus ishin gjermanë, por edhe banorë të zonës gjithashtu mund të ishin midis viktimave.

Njëmbëdhjetë nga viktimat ishin burra dhe 17 gra, shtoi Sousa. Autobusi u raportua se mbante 55 pasagjerë, shoferin dhe një udhëzues për turneun.

Një tjetër grua më vonë vdiq nga lëndimet në spital.

Nënpresidenti i qeverisë rajonale të Madeira, Pedro Calado, tha se autobusi i plotësonte standardet e sigurisë dhe se ishte “e parakohshme për të folur për shkaqet që shkaktuan rrëzimin e tij”.

Skena e rrëzimit është mbyllur dhe të plagosurit janë transportuar në një spital në kryeqytetin e ishullit Funchal, Lusa. Një hetim për rrëzimin është nisur.

Presidenti portugez Marcelo Rebelo de Sousa po fluturon në ishull për të vizituar skenën e aksidentit, tha agjencia.

Kryeministri Antonio Costa ka dërguar një mesazh ngushëllimi ndaj kancelares gjermane Angela Merkel, raportoi Reuters.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert shkroi: “Trishtimi ynë i thellë shkon tek të gjithë ata që humbën jetën në aksidentin me autobus, mendimet tona janë me të plagosurit”.

Ishulli portugez Madeira ishte skena e një tjetër aksidenti fatal në 2005, ku pesë turistë italianë vdiqën në São Vicente, në bregun verior.

Të Lidhura

Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike
Bota

Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike

16 Prill, 2026
Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!
Bota

Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!

16 Prill, 2026
Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”
Bota

Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”

13 Prill, 2026
Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit

13 Prill, 2026
Dështojnë bisedimet SHBA–Iran në Islamabad, Vance: “Nuk arritëm marrëveshje”
Bota

Dështojnë bisedimet SHBA–Iran në Islamabad, Vance: “Nuk arritëm marrëveshje”

12 Prill, 2026
“Informacioni që morëm një vit më parë” – Netanyahu zbulon ARSYEN pse u sulmua Irani
Bota

“Informacioni që morëm një vit më parë” – Netanyahu zbulon ARSYEN pse u sulmua Irani

12 Prill, 2026

TË FUNDIT

Dosja Balluku, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK
Aktualitet

Dosja Balluku, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK

4 Qershor, 2026

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026

“Arti në shërbim të jetës: Më 5 qershor hapet në Tiranë Panairi Bamirësie për kauzën e Blerina Kalthit”
Kulturë

“Arti në shërbim të jetës: Më 5 qershor hapet në Tiranë Panairi Bamirësie për kauzën e Blerina Kalthit”

2 Qershor, 2026

Partia Demokratike publikon emrat fitues për Këshillin Kombëtar
Aktualitet

Partia Demokratike publikon emrat fitues për Këshillin Kombëtar

31 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com