InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Bota

Parisi në flakë, Franca në zi kulturore, bota mban frymën për “Notre Dame”

16 Prill, 2019
in Bota, Lajme
A A
Parisi në flakë, Franca në zi kulturore, bota mban frymën për “Notre Dame”

Parisi në flakë, Franca në zi kulturore, bota mban frymën. Një zjarr ra gjatë ditës së sotme në katedralen emblematike të “Notre Dame” në Paris, që me shumë mundësi ka lidhje me punimet që po zhvillohen për rinovimin e godinës, njoftuan zjarrfikësit. Sipas zjarrfikësve, zjarri, rrethanat dhe dëmet e të cilit ende nuk janë përcaktuar, ra në papafingo të katedrales, monumenti historik më i vizituar në Europë.

Sipas zëdhënësit të Notre Dame, zjarri ra rreth orës 16:50 GMT.

Në një postim në Twitter, zëvendës kryetari i parë i Parisit, Emmanuel Gregory shkruan:

“Zjarr në Notre Dame, ne duhet të qëndrojnë larg dhe të largohen të gjithë për të lënë grupet e shpëtimit të ndërhyjnë.”

Vitin e shkuar, Kisha Katolike në Francë lëshoi një apel urgjent për fonde për të shpëtuar katedralen, që kishte nisur të rrënohej.

Në lidhje me zjarrin në katedrale reagoi edhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

“Është e tmerrshme të shikosh zjarrin masiv në katedralen Notre Dame në Paris. Ndoshta ndërhyrja me ujë nga ajri mund të vërë nën kontrollat flakët. Duhet të veprohet shpejt!” .

Presidenti francez, Emmanul Macron e ka cilësuar si një moment të trishte

“Notre-Dame de Paris në flakë. Emocioni i një kombi të tërë. Mendim për të gjithë katolikët dhe për të gjithë francezët. Ashtu si të gjithë bashkatdhetarët tanë, unë jam i trishtuar duke parë këtë pjesë të djegur”.

Pamjet e postuara në rrjetet sociale tregojnë flakët dhe tymin mbi godinën 856-vjeçare. Kjo është hera e parë që ky objekt antik përfshihet nga flakët. Ndërtimi i kishës daton që në vitin 1163. Vitin e shkuar, Kisha Katolike në Francë kërkoi me ngulm që të jepen fonde për katedralen, pasi ajo kishte nisur të shembej.

Historia e Notre-Dame de Paris (domethënë “Zonja jonë e Parisit”)

Notre-Dame de Paris (domethënë “Zonja jonë e Parisit”) ishte një katedrale mesjetare katolike. Ajo konsiderohet një nga shembulli më i mirë i arkitekturës gotike franceze dhe kisha më e mirë në Kishën Katolike në Francë, dhe në botë.

Image result for Notre-Dame de Paris

Në vitin 1160, për shkak se kisha në Paris ishte bërë “Famulli e mbretërve të Evropës”, peshkopi Maurice de Sully e cilësoi katedralen e mëparshme të Parisit, Saint-Étienne e cila ishte themeluar në shekullin e 4-të, si të padenjë rolin e saj të lartë dhe e kishte prishur menjëherë pas marrjes së titullit të peshkopit të Parisit. Sipas legjendës, Sully kishte një vizion të një katedrale të lavdishme të re për Paris, dhe e skiconte atë në tokë jashtë kishës origjinale.

Related image

Për të filluar ndërtimin, peshkopi kishte shembur disa shtëpi dhe kishte ndërtuar një rrugë të re për të transportuar materiale për pjesën tjetër të katedrales. Ndërtimi filloi më 1163 gjatë mbretërimit të Louis VII, por ka diskutime të ndryshme nëse Sully ose Papa Aleksandri III hodhi gurthemelet të katedrales. Ndërtimi i katedrales përfundoi në vitin 1345.

Related image

Ndërtimi i saj edhe sot shihet si një nga arritjet më të mëdha të arkitekturës franceze të stilit gotik.
Katedralja ishte pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s, por francezët e kishin ruajtur atë jashtëzakonisht mirë. Shumica e dritareve ishin origjinale dhe që nga shekulli i XIII kishte parë vetëm ndryshime të vogla.

Katedralja, mbi 100 metra e lartë, dallohej veçanërisht për 3 fasadat e saj të mëdha, ku janë gdhendur pamje e figura që ilustrojnë temat kryesore teologjike dhe tregime biblike.

Për arsye të arkitekturës, Katedralja Notre-Dame de Chartres vazhdonte të ishte një destinacion i rëndësishëm turistik për njerëz fetarë ose laikë. Katedralja ishte dikur qe tempull galo-romak; në shekullin IV, mbi tempullin e rrënuar, u ngrit një bazilikë merovinge e mbi të, një kishë romanike.

Image result for Notre-Dame de Paris

Një nga shembujt më të shkëlqyer të artit gotik-klasik, katedralja ishte 130 metra e gjatë, 48 e gjerë, 36 e lartë nga brenda, ndërsa nga jashtë, 69 metra. Ajo mund të zinte 6550 persona.

Katër rozonet, lule të mëdha prej guri e qelqi, me diametër trembëdhjetë metra, mbi një balaustër 7-metrash, ishin kryevepra të papërsëritshme. Lakueshmëria e plumbit u krijon vetratave mundësinë t’i bëjnë ballë erës, ndërsa struktura e fuqishme prej guri e prej hekuri e mbante prej shekujsh gjithë peshën e ndërtesës.

Katedralja kishte 10 kambana, më e madhja, Emmanuel është vendosur në kullën jugore dhe peshon pak më shumë se 13 ton dhe është ngarkuar për të shënuar orët e ditës dhe për raste të ndryshme dhe shërbime. Kjo kambanë gjithmonë bie e para, të paktën 5 sekonda para pjesës tjetër.

Image result for Notre-Dame de Paris

Deri kohët e fundit, kishte katër kambanat e shekullit të 19-të në rrota në kullën veriore, të cilat ishin duke u rrëzuar. Këto kambana duhej të zëvendësonin nëntë që u hoqën nga katedralja gjatë Revolucionit dhe u vendosën për shërbime dhe festivale të ndryshme.

Kambanat dikur u lëvizeshin me dorë, përpara se të përdoreshin motorët elektrikë. Kur u zbulua se madhësia e kambanave mund të shkaktonte lëkundje në të gjithë ndërtesën ato u morën jashtë përdorimit.

Të Lidhura

Elon Musk ngre ALARMIN: Europa po shkon drejt zhdukjes pa familje të mëdha
Bota

Elon Musk ngre ALARMIN: Europa po shkon drejt zhdukjes pa familje të mëdha

15 Korrik, 2025
Elon Musk formon partinë e tij për të rivalizuar Trump
Bota

Elon Musk formon partinë e tij për të rivalizuar Trump

6 Korrik, 2025
Musk: Një krizë e re globale po vjen edhe këtë vit
Bota

Musk: Një krizë e re globale po vjen edhe këtë vit

5 Korrik, 2025
Samiti i NATO-s, Trump e quan marrëveshje historike: Fuqia amerikane pas bombardimeve në Iran i hapi rrugën armëpushimit
Bota

Samiti i NATO-s, Trump e quan marrëveshje historike: Fuqia amerikane pas bombardimeve në Iran i hapi rrugën armëpushimit

26 Qershor, 2025
Rusia “njeh” Kosovën, Putin pranon vendimin e gjykatës së OKB
Bota

Rusia “njeh” Kosovën, Putin pranon vendimin e gjykatës së OKB

20 Qershor, 2025
Shtëpia e Bardhë zbulon se kur Trump do të vendosë për sulmin ushtarak ndaj Iranit
Bota

Shtëpia e Bardhë zbulon se kur Trump do të vendosë për sulmin ushtarak ndaj Iranit

20 Qershor, 2025

TË FUNDIT

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 17 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 17 Korrik 2025

17 Korrik, 2025

Bashkia Pukë: Rritje e ndjeshme e treguesve të performancës – Kryetari Dodaj, administrator me vizion dhe eksperiencë
Aktualitet

Bashkia Pukë: Rritje e ndjeshme e treguesve të performancës – Kryetari Dodaj, administrator me vizion dhe eksperiencë

16 Korrik, 2025

Nga Big Brother në kinema, Rike Roçi tregon të fshehtat e filmit që po ‘trazon’ rrjetin!”
Show Biz

Nga Big Brother në kinema, Rike Roçi tregon të fshehtat e filmit që po ‘trazon’ rrjetin!”

16 Korrik, 2025

Kur do na bësh një fëmijë? A bëhet kjo pyetje?
Lifestyle

Kur do na bësh një fëmijë? A bëhet kjo pyetje?

16 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com