Gjin Markaj, rrit kopshtin e altarit të shënjëtorëve. Nderon nënat!
Nga, Agron PREBIBAJ
Pasi Vatikani shpalli 2026-ën, “VITI JUBILAR I ZOJËS SË KËSHILLIT TË MIRË”, menjëherë përsonaliteti mendje dashur për vëndlindjen zt.Gjin Markaj nga Amerika, ka ndigjuar shpirtërisht e menduar nderimin për nënën, për nënen Shaliane, atë Dukagjinase e për nënat shqiptare, duke vëndosur ngjitjen e trupores së Zojës Bekuar në kopshtin e altarit të shënjetorëve në Shalë.
Dukagjini, në të gjitha etapat historike orëmadh, shqiptari më identitar, i kalitur ndër shekuj, më mendimtarë e prinjës në rezistenco – qëndresën e përjetësisë, e cila po deshmon edhe sot me përcjelljen nga brezat, me potencialet intelektuale e deri te dorëzimi i portofolit për vëndlindjen.
Udhëtimi im nga Tirana së bashku me zt. Gjin e Sokol Niklekaj, madje u bashkuam edhe me Av.Ndoc Pepçi, ishte një udhtëm i lehtë e shumë i ngohtë drejt kryeqenderës së Dukagjinit, Breg Lumi – Shalë, aty për tu mbushur me adrenalinen miqësore e vllazërore në këtë ditë historike, aty unë kam lidhjen shpirtërore e miqësore ndër breza, ndaj dhe ndihem si në shtepinë time, vetëm aty më mundësohet të jem edhe “mbret”.
Me të arritur, fillimisht e nisem te kisha e Shalës, te hyrja u mirëpritem nga i zoti i shtëpisë zoti Gjin Markaj, pastaj gjithçka sipas rregullave, u futem të gjithë në meshën e shënjtë e drejtuar nga Dom Vlash Palaj me freter të tjerë, shoqërohej edhe nga muzika e një trupe të kishes katolike Shkoder, kjo mesha e ndjekur përzemersisht nga intelektualët myslimanë nga krahinat shqiptare të ftuar si miq në këtë festë.
Pas meshës ju drejtuam Bregut të lumit, aty ku vite më parë Gjin Markaj ka nisur kopshtin e altarit të shenjëtorëve; fillimisht me Truporen e Shna Ndout, pllakatat historike, memorialo – tribunali i martirëve të kishës katolikr etj, ku sot i vjen rradha nënës së Jezusit, aty sot vjen Maria e bekuar.
Z.Gjin Markaj së bashku me priftin e Shalës zbuluan Truporën e Zojës bekuar Mari me Krishtin, një ceremoni e cila u përcoll me ngohtësi nga pjesëmarrësit.
Përshendetën duke sjellë mesazhe njerëzore disa përsonalitete, foli Dom Vlashi, z.Sytki Ndrecaj – n/kryetrari i Bashkisë Malësi e Madhe, përshendeti përsonaliteti Gjin Niklekaj, deputetja znj.Marjana Koçeku, administratori i Nj.Administrative Shalë z.Prek Doçi, për të vazhduar me mesazhet ngohëse nga moderatori z.Mark Rupa etj.
Ndërsa i zoti Gjin Markaj e përmbylli me fjalë që të japin adrenalinë, fjalë zemre e urim për nënat shaliane, dukagjinase e për të gjitha nënat shqiptare, duke uruar bekimin e kombit shqiptarë, sot në këtë ditë të bekimit të truporës së Shen.Marisë në Shalën tonë historike, thesari që pasuron identitetin tonë kombëtarë.
Aty ishin me zemer të gjithë dukagjinasit, por ishin plotë e folën e gëzuan të gjithë, ata kanë sjellur mesazhet e tyre njërëzore, por pse jo edhe mesazhet e krenarisë në qëndresën identitare shekullore.
Gjithçka e organizuar mrekullisht e përmbyllur me drekën në Theth për miqtë e ftuar me 26 shtator 2026.
Largohemi me kokën pas nga kjo ditë e veçantë dhe e bekuar, për Dukagjinin e sherbesë kombëtare, pasi sot në këtë botë jo pak të trazuar kemi nevojë për disa Gjin Markaj si komb, i cili apelon për familjen e shënjtë e besimin në Zot, të cilat dhurojnë individ të fortë, shoqëri të shëndoshë e shtet të fortë.
Tashmë kopshti i altarit me shenjëtorë, i formatuar e ndertuar nga burrëmadhi dukagjinas zt.Gjin Markaj një përjetësi përcjellje identiatare e kombit shqiptarë.
Zoti e bekoftë përsonalitetin Gjin Markaj, për mrekullitë hyjënore që na sjell me krenari për vëndlindjen e kombin.





















