=== console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block. === console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block. === console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block.
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026
in Aktualitet
A A
Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

Kreu i Lëvizjes së Legalitetit, Shpëtim Axhami, ka përkujtuar sot poetin antikomunist dhe martirin e lirisë, Havzi Nelën, i cili u ekzekutua me varje më 10 gusht 1988 në Kukës.

Në një publikim në rrjetet sociale, Axhami e cilëson Nelën si “tmerrin e diktaturës” dhe një simbol të qëndresës ndaj regjimit komunist. Ai propozon që 10 gushti të kujtohet si “Dita e Poetëve në Shqipëri”, në nderim të figurës dhe sakrificës së poetit kuksian.

Axhami rikujton se Havzi Nela e ktheu poezinë në një formë qëndrese ndaj diktaturës, ndërsa jeta e tij u shndërrua në një kalvar burgjesh, internimesh dhe persekutimi politik.

Nela lindi më 20 shkurt 1934 në Kollovoz të Kukësit. Në vitin 1967, së bashku me bashkëshorten e tij, tentoi të arratisej drejt Jugosllavisë, por u kthye në Shqipëri dhe u arrestua. Ai u dënua fillimisht me 15 vite burg dhe më pas me një tjetër dënim, duke kaluar në total 21 vite në burgjet politike të diktaturës.

Pas lirimit, përndjekja ndaj tij vazhdoi. Në vitin 1987 u arrestua dhe u internua sërish, ndërsa në vitin 1988 u dënua me vdekje.

Më 10 gusht 1988, Havzi Nela u ekzekutua me varje në qendër të Kukësit. Sipas Axhamit, edhe pas ekzekutimit, regjimi vijoi ta poshtëronte, duke mos i dhënë familjes mundësinë për t’i prehur eshtrat në një varr dinjitoz.

Eshtrat e tij u gjetën vetëm më 20 gusht 1993, pranë fshatit Kolsh, rreth dy kilometra larg Kukësit.

Në mesazhin e tij, Shpëtim Axhami e cilëson Havzi Nelën si një figurë që “nuk u përkul” përballë diktaturës dhe që mbeti simbol i qëndresës, dinjitetit dhe lirisë.

Në përfundim, kreu i PLL-së kërkon që sakrifica e Nelës të shërbejë si kujtesë edhe për mijëra shqiptarët e tjerë që u burgosën, internuan apo u vranë gjatë regjimit komunist.

“Qoftë i qetë në parajsë poeti antikomunist dhe martiri i lirisë, Havzi Nela!”, shkruan Axhami.

Të Lidhura

“LËRENI SERVILIZMIN!”/ Axhami shpërthen ndaj deputetëve: Mos e ktheni Kuvendin në noter të pushtetit, shteti dhe kombi mbi partinë!
Aktualitet

“LËRENI SERVILIZMIN!”/ Axhami shpërthen ndaj deputetëve: Mos e ktheni Kuvendin në noter të pushtetit, shteti dhe kombi mbi partinë!

24 Shtator, 2026
PLL kërkon dorëheqjen e Ramës: “Kriza prek institucionet e sigurisë, nevojiten zgjedhje të parakohshme”
Aktualitet

PLL kërkon dorëheqjen e Ramës: “Kriza prek institucionet e sigurisë, nevojiten zgjedhje të parakohshme”

22 Shtator, 2026
BERALB pranë Pukës në ditët e zjarreve, Kryebashkiaku Dodaj mesazh falënderimi: “Partneriteti i vërtetë provohet në ditët e vështira”
Aktualitet

BERALB pranë Pukës në ditët e zjarreve, Kryebashkiaku Dodaj mesazh falënderimi: “Partneriteti i vërtetë provohet në ditët e vështira”

22 Shtator, 2026
Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

“Stop glorifikimit të diktaturës!”/ Shpëtim Axhami shpërthen ndaj përdorimit të simboleve komuniste: “Për mijëra familje, është fyerje ndaj vuajtjeve të tyre”

21 Shtator, 2026
PLL nis betejën për zgjedhjet 2027: “Kandidatët tanë në çdo bashki”
Aktualitet

PLL nis betejën për zgjedhjet 2027: “Kandidatët tanë në çdo bashki”

20 Shtator, 2026
“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026

TË FUNDIT

Një zë i ri i bashkohet muzikës shqiptare! La Nela debuton me “Na Të 2”
Show Biz

Një zë i ri i bashkohet muzikës shqiptare! La Nela debuton me “Na Të 2”

25 Shtator, 2026

“LËRENI SERVILIZMIN!”/ Axhami shpërthen ndaj deputetëve: Mos e ktheni Kuvendin në noter të pushtetit, shteti dhe kombi mbi partinë!
Aktualitet

“LËRENI SERVILIZMIN!”/ Axhami shpërthen ndaj deputetëve: Mos e ktheni Kuvendin në noter të pushtetit, shteti dhe kombi mbi partinë!

24 Shtator, 2026

PLL kërkon dorëheqjen e Ramës: “Kriza prek institucionet e sigurisë, nevojiten zgjedhje të parakohshme”
Aktualitet

PLL kërkon dorëheqjen e Ramës: “Kriza prek institucionet e sigurisë, nevojiten zgjedhje të parakohshme”

22 Shtator, 2026

BERALB pranë Pukës në ditët e zjarreve, Kryebashkiaku Dodaj mesazh falënderimi: “Partneriteti i vërtetë provohet në ditët e vështira”
Aktualitet

BERALB pranë Pukës në ditët e zjarreve, Kryebashkiaku Dodaj mesazh falënderimi: “Partneriteti i vërtetë provohet në ditët e vështira”

22 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com