Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Cërrikut dhe përfaqësuese e Partisë Lëvizja e Legalitetit (PLL), Gazmira Frakulli, ka dalë me një qëndrim të qartë në mbrojtje të Bashkisë Cërrik, duke kundërshtuar çdo skenar që parashikon shkrirjen e saj në kuadër të reformës së re administrativo-territoriale.
Frakulli thekson se vendimi për të ardhmen e Bashkisë Cërrik duhet t’u përkasë vetë qytetarëve dhe se çdo ndryshim i kufijve administrativë duhet të kalojë përmes dëgjesave publike, transparencës së plotë dhe konsultimit me komunitetin.
Sipas saj, reforma territoriale nuk duhet ta shndërrojë Cërrikun në një periferi administrative të Elbasanit, pasi kjo do të cenonte identitetin lokal, cilësinë e shërbimeve dhe përfaqësimin e banorëve.
Në reagimin e saj, Frakulli rendit pesë arsye kryesore pse Cërriku duhet të mbetet bashki më vete:
- Ruajtja e shërbimeve pranë qytetarëve dhe shmangia e udhëtimeve të gjata për çdo procedurë administrative.
- Mbrojtja e ekonomisë bujqësore dhe zhvillimit rural, duke garantuar që fondet të investohen në nevojat e fermerëve dhe të fshatrave.
- Ruajtja e përfaqësimit politik, në mënyrë që zëri i Cërrikut të mos humbasë në një bashki shumë më të madhe.
- Mbrojtja e identitetit historik, kulturor dhe administrativ të Cërrikut.
- Garantimi i mbështetjes për familjet në nevojë dhe komunitetet më të largëta, të cilat rrezikojnë të mbeten jashtë vëmendjes.
Frakulli argumenton se Bashkia Cërrik, me pesë njësi administrative – Cërrik, Mollas, Klos, Gostimë dhe Shalës – përbën një qendër natyrore administrative për banorët e saj. Zhvendosja e vendimmarrjes në Elbasan, sipas saj, do të rriste kostot, kohën e shërbimeve dhe do të krijonte vështirësi të panevojshme për qytetarët.
Ajo paralajmëron gjithashtu se ekziston rreziku që të ardhurat dhe taksat e mbledhura në territorin e Cërrikut të përdoren për prioritetet urbane të Elbasanit, duke lënë në plan të dytë investimet për bujqësinë, infrastrukturën rurale, ujitjen dhe zhvillimin e agroturizmit.
Në përfundim, përfaqësuesja e PLL apelon që reforma të ndërtohet mbi interesin e qytetarëve dhe jo mbi centralizimin administrativ, duke theksuar se mbrojtja e Bashkisë Cërrik është njëkohësisht mbrojtje e identitetit, zhvillimit, demokracisë vendore dhe së ardhmes së komunitetit.
publikimi i plotë i znj. Frakulli:
Mbrojmë Bashkinë Cërrik, Mbrojmë Identitetin dhe Shërbimet për Qytetarët.
Vendimi për të ardhmen e Bashkisë Cërrik i përket banorëve të tij! Çdo ndryshim kufijsh duhet të kalojë përmes dëgjesave publike dhe transparencës së plot.
Reforma territoriale nuk mund dhe nuk duhet ta kthejë Cërrikun në një lagje periferike të Elbasanit. Mbrojtja e bashkisë sonë është mbrojtje e shërbimeve, ekonomisë, kulturës identitetit dhe zërit të çdo qytetari!
Pse Cerriku duhet të mbetet Bashki më vete:
- Jo largimit të shërbimeve nga qytetari
- Mbrojtja e ekonomisë bujqësore e rurale
- Jo humbjes së përfaqësimit politik
- Ruajtja e identitetit lokal
- Kufizimi ose harresa e shumë familjeve në nevojë
- Specifikat Gjeografike dhe Shërbimet e Largëta
Humbja e aksesit për njësitë e thella: Bashkia Cërrik(189.65km2) përfshin 5njësi administrative: vet qyteti i Cerrikut dhe 4 Njesi Administrative rurale si Mollas, Klos, Gostimë dhe Shalës. Nëse Bashkia Cërrik shkrihet, një banori nga fshatrat e Mollasit apo Klosit do t’i duhet të udhëtojë deri në Elbasan për certifikata, leje apo ankesa administrative – duke trefishuar kohën dhe koston e transportit.
Qendra administrative ekzistuese: Cërriku funksionon si nyje natyrale gjeografik për këto 4 njësi. Vendosja e qendrës vendimmarrëse në Elbasan e prish këtë ekuilibër natyral lokal. - Ndarja Buxhetore dhe Prioritetet e Zhvillimit
Sa efikase do te jete shperndarja e te ardhurave ndermjet nevojave urbane dhe nevojave rurale (fshatrave)
Elbasani ka prioritete madhore urbane (trafiku, mbetjet industriale, zhvillimi i qytetit të madh). Ekziston rreziku real që taksat e mbledhura nga territori i Cërrikut (5 Njesit administrative) të përdoren për të mbuluar “gropat” buxhetore të Elbasanit, në vend që të investohen në kanalizimet, ujitjen apo rrugët dytësore të fshatrave të Cërrikut.
- Buxheti i garantuar për bujqësinë dhe zhvillimin rural në Cërrik rrezikon të pakësohet për të mbuluar nevojat më emergjente apo me peshë më të madhe elektorale të qytetit të Elbasanit.
- Fondet e bujqësisë dhe agroturizmit: Zonat si sulova/Cërriku kanë nevojë për grante e projekte specifike bujqësore. Një bashki e madhe qendrore priret të favorizojë projektet infrastrukturore urbane përkundrejt subvencioneve të vogla për fermerët.
Përfaqësimi Politik dhe Zëri i Qytetarit
Humbja e peshës në Këshillin Bashkiak: Në Këshillin Bashkiak të Elbasanit, numri i këshilltarëve nga zona e Cërrikut do të jetë minimal për shkak të numrit të popullsisë. Kjo do të thotë se zëri i Cërrikut dhe i njesive administrative nuk do të ketë fuqi votuese për të kaluar projekte apo investime nëse këshilltarët e Elbasanit vendosin ndryshe.
Identiteti Lokal dhe Demokracia Vendore
Historia dhe tradita administrative: Cërriku ka një histori të konsoliduar si një bashki më vete, me identitetin e vet socio-ekonomik, kulturor dhe komunitar që duhet mbrojtur.
Vështirësia për të identifikuar dhe mbështetur familjet më të varfra në zonat më të largëta ( Kufizimi i dhënies së ndihmës ekonomike etj.









