InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Axhami: Të hiqet imuniteti i politikanëve dhe të nisë vettingu për të gjithë zyrtarët e lartë

12 Mars, 2026
in Aktualitet
A A
Axhami: Të hiqet imuniteti i politikanëve dhe të nisë vettingu për të gjithë zyrtarët e lartë

Kreu i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Shpëtim Axhami, ka reaguar lidhur me vendimin e fundit në Kuvend për mos heqjen e mandatit të deputetes Belinda Balluku.

Në një qëndrim publik, Axhami thekson se vendimi i deputetëve të Partisë Socialiste të Shqipërisë për të votuar kundër heqjes së mandatit të Ballukut përbën një sinjal negativ për funksionimin e shtetit të së drejtës dhe për procesin e integrimit europian të vendit.

Sipas tij, një klasë politike e përfshirë në korrupsion nuk mund të udhëheqë një luftë reale kundër korrupsionit. Ai kërkon heqjen e çdo forme imuniteti për politikanët dhe nisjen e një procesi vettingu për të gjithë zyrtarët e lartë shtetërorë.

Axhami thekson se vetëm një drejtësi e barabartë për të gjithë mund të rikthejë besimin e qytetarëve dhe të garantojë një rrugë të qartë drejt një Shqipërie më të drejtë dhe më pranë standardeve europiane.

Postimi i plotë i Shpëtim Axhamit

“Çdo politikan apo qeveritar i lartë duhet të zhvishet nga çdo lloj imuniteti dhe sa më parë të nisë vettingu për secilin prej tyre.

Një klasë politike e vet-korruptuar nuk mund të luftojë korrupsionin!

Votimi unanim i deputetëve të Partia Socialiste e Shqipërisë, për mos heqjen e mandatit të deputetes Balluku, përbën një sinjal negativ për funksionimin e shtetit të së drejtës dhe e largon Shqipërinë nga standardet që kërkon procesi i integrimit europian. Ky vendim bie ndesh edhe me deklaratat e vazhdueshme për mbështetjen e Reforma në Drejtësi në Shqipëri dhe për garantimin e një drejtësie të pavarur.

Është e qartë se një klasë politike e përfshirë në korrupsion nuk mund të japë dritën jeshile për luftën reale kundër korrupsionit. Nëse një zyrtar publik është i bindur për pastërtinë dhe integritetin e tij, ai nuk duhet të ketë frikë nga heqja e mandatit dhe nga përballja me drejtësinë.

Për këtë arsye, Partia Lëvizja e Legalitetit kërkon miratimin sa më parë të një ligji për vettingun e politikanëve, që të përfshijë deputetët, anëtarët e qeverisë dhe çdo funksionar të lartë shtetëror, si edhe heqjen e çdo forme imuniteti politik, duke i lënë drejtësisë dorë të lirë të veprojë. Vetëm një drejtësi e barabartë për të gjithë mund të rikthejë besimin e qytetarëve dhe të hapë rrugën për një Shqipëri të drejtë dhe europiane.”

Të Lidhura

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”
Aktualitet

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”

4 Maj, 2026
Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026
Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026
Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset
Aktualitet

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset

28 Prill, 2026
Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026
Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026

TË FUNDIT

Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026

Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”
Aktualitet

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”

4 Maj, 2026

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com