Një publikim i mediave ruse ka zbuluar se Vladimir Putin, në moshën 58-vjeçare, dyshohet se ka pasur një marrëdhënie me Alisa Kharcheva, e cila në atë kohë ishte 17 vjeçe, pjesëmarrëse në një konkurs bukurie dhe figurante në një kalendar të përgatitur për ditëlindjen e tij.

Sipas Proekt, Alisa Kharcheva, atëherë nxënëse gjimnazi, u njoh me Vladimir Putinin përmes një kalendari provokues të përgatitur nga lëvizja e të rinjve Nashi si dhuratë për ditëlindjen e tij. Në kalendar, Khartseva paraqitej si “Miss Prilli”.
Nw raportim thuhet se ndërsa partnerja e tij, Alina Kabaeva, mungonte – pretendohet se Kharçeva është futur në mënyrë të fshehtë në rezidencën zyrtare disa herë gjatë viteve 2010 dhe 2011.
Dhe pasi marrëdhënia e tyre përfundoi, adoleshentja raportohet se u “shpërblye” me një apartament prej një milion paundësh, 100 metra katror, i vendosur në kompleksin “Golden Keys-2” në Moskë.

Njeriu që ia dha këtë shtëpi luksoze ishte një i afërt i njërit prej miqve më të ngushtë të Putinit – i cili kishte siguruar apartamente edhe për vajzën e presidentit.
Babai i Kharçevës, Vsevolod, i cili ka luajtur për ekipin e hokejit të akullit Dinamo Moscow, më pas u punësua nga firma propagandistike kryesore e Putinit, Dialogue, ku ende paguhet rreth 1,000 £ në muaj.
Pretendohet nga gazetarët rusë investigativë se Kharçeva, e cila tani përdor mbiemrin Akhilgova, ishte vetëm 17 vjeç kur u “josh” për herë të parë nga Putini.
Ajo u shfaq në një kalendar të prodhuar nga lëvizja rinore politike Nashi.
Pretendohet se grupi i dërgoi atij një kopje – me shpresën se ai do të tërhiqej nga një prej vajzave të paraqitura dhe ata mund ta përdornin këtë për të fituar influencë.

Pasi mori kopjen, Putini ra në dashuri me Alisën, që pozonte si Miss Prilli.
“Bashkë me kopjen e dhuruar të kalendarit, u dërguan në Kremlin edhe kontaktet e studenteve,” thuhet në një rrëfim të ri.
Alisa kurrë nuk e ka konfirmuar lidhjen – por ka dhënë përgjigje enigmatike në paraqitjet e rralla mediatike. Ajo njëherë pranoi se Putinit “i pëlqenin” fotot e saj – dhe më herët ka hedhur poshtë pyetje të tjera mbi lidhjen e saj me Vladin si “budallaqe”.

Modelja megjithatë bëri një fotosesion sugjestiv në 2012, ku pozoi me një fustan të kuq përkrah një fotografie të Putinit dhe një koteleje.
Ajo i ngarkoi imazhet në faqen e saj personale së bashku me komente që e lëvdonin atë si një “burrë madhështor”.
Putini ka një histori të turbullt marrëdhëniesh – duke qenë zyrtarisht i martuar vetëm një herë, me bashkëshorten e tij Lyudmila në 1983.
U raportua për herë të parë se ata u ndanë në 2008 dhe se Putini ishte në një lidhje me gjimnasten olimpike Kabaeva.











