PO-JA QË I THASH VETES
Ai nuk i pëlqeu flokët,
Se si i kisha krehur
por unë i kisha krehur për veten,
jo për të.
As buzëkuqi s’i shkoi për shtat,
por ngjyra më pëlqente mua
më bënte të ndihesha gjallë.
Vëthët, takat, çanta,
çdo gjë në mua ishte shumë
për syrin e tij të ngushtë.
Por unë nuk jam për të pëlqyer.
Jam për të jetuar.
Dhe çdo gjë që kisha veshur
ishte një “po” që ia thash vetes!











