Shumë turistë vendas e të huaj zgjedhin nisjen e vjeshtës për të shijuar detin, qetësinë relative dhe çmimet më të favorshme. Sipas turistëve dhe menaxherëve të hoteleve qetësia që sjell ky muaj, së bashku me çmimet më të favorshme, janë kthyer në elementët kryesorë që mbajnë të gjallë sezonin edhe pas pikut të verës.
Plazhet në Radhimë janë me të huaj kryesisht, polak, ukrainas por dhe shqiptarë të Kosovës, të cilët shprehen se muaji shtator është më i përshtatshmi për të bërë pushime, qetësia, uji i pastër, por dhe çmimet më të ulëta.
“E zgjodhëm Vlorën sepse këtu nuk ka rusë, unë jam nga Kievi dhe për ne është e rëndësishme të mos ketë rusë atje ku pushojmë, por gjithashtu diçka tjetër është se deti natyra juaj është shumë e bukur. Vendi ynë vazhdon të jetë në luftë, por ne do të kthehemi në vendin tonë pasi e duam vendlindjen tonë”, shprehet një vizitore nga Ukraina.