Një studente 23-vjeçare nga Huyton është “burgosur përjetë” në Dubai, thotë nëna e saj e tronditur.
Studentja e drejtësisë Mia O’Brien u ndalua në burgun qendror të Dubait pasi bëri atë që nëna e saj e përshkroi si një “ budallallëk”.
Në një mbledhje fondesh online – e cila besohet të jetë fshirë – nëna Dannielle McKenna, 46 vjeçe, tha: “Mia është dënuar me burgim të përjetshëm në Dubai dhe tani është në burg. Siç mund ta imagjinoni të gjithë, si nëna e saj jam absolutisht e tronditur. Nuk e kam parë vajzën time që nga tetori i kaluar.”
“Mia është vetëm 23 vjeçe dhe nuk ka bërë kurrë diçka të keqe në jetën e saj. Ajo është një vajzë e re, e cila shkoi në universitet për të studiuar drejtësi, dhe për fat të keq u përfshi në të ashtuquajturit miq të gabuar dhe bëri një gabim shumë të trashë dhe tani po paguan çmimin.”

Në një postim pasues, ajo falënderoi njerëzit që kishin dhuruar para për ta ndihmuar që të dalë nga burgu, raporton Mirror. “Dua vetëm t’i falënderoj të gjithë për dhurimet e tyre deri më tani, këto para do të përdoren për t’ia dërguar vajzës sime Mia, dhe gjithashtu për çdo tarifë ligjore që mund të nevojitet, dhe ndoshta edhe për të shkuar drejt dërgimit të familjes në Dubai për ta parë atë, pasi askush prej nesh nuk e ka parë Mian që nga tetori i kaluar, kështu që ju falënderoj të gjithëve shumë.”
Duke folur për MailOnline, Dannielle shtoi se ajo po e kalon këtë moment. Sapo është transferuar në një burg tjetër pasi mori një dënim me burgim të përjetshëm. Ka qenë një tronditje e madhe.”
Burgu përjetë në Dubai konvertohet në 15 vite pas hekurave. Nuk bëhet e qartë vepra penale që studentja ka kryer por zakonisht një dënim të ngjashëm marrin poseduesit dhe trafikantët e lëndëve narkotike.
Këshillat e Ministrisë Britanike për Punët e Jashtme (FCDO) paralajmërojnë turistët se “nuk ka tolerancë për shkelje të lidhura me drogë” dhe se edhe sasi të vogla mund të sjellin gjoba të mëdha ose dënim me burg.