InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?

9 Gusht, 2025
in Opinione
A A
Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?

Nga Ermal SPAHIU

Nuk habitem aspak tek shoh që territorit mediatik shqiptar vazhdohet ti vihet në pikëpyetje garancia e lirisë për të shprehur lirisht informacionin që publiku e pret çdo ditë nga ekrani. Nuk habitem, kjo sepse media sot është një udhëkryq, ndodhur mes zjarreve që asnjëherë nuk janë shuar në gati një shekull gazetari.

Nëse dikush do të më pyeste sot, a ia vlen të ndjekësh studimet për Gazetari, me siguri do të më kapërdihej gjuha në përpjekjen e pakuptimtë për të nxjerrë një përgjigje ngushëlluese, sepse s’mund ta bësh tjetrin të ëndërrojë kur në sfondin tjetër paraqitet një tjetër panoramë zhgënjyese. E si ta gënjesh me lugën bosh, kur çdo hap i tij drejt së vërtetës do të hasë pengesa?

Prej vitesh, televizionet më kritikuese të qeverisë janë heshtur me forcën e dhunës, me bllokim të drejtash transmetimi, aq sa ngrihet pikëpyetja tjetër: Nëse qeveria nuk do të kritikohet për çdo shenjë ‘mëkati’ që lë rrugës, përse publiku duhet privuar nga vështrimi pa filtra i gjithçkaje që i ndodh. Radha sa vjen e shtohet, pasi nuk është hera e parë që media vihet në lupë kërcënimesh, duke i mohuar të vetmen të drejtë për të cilën funksionon, atë të fjalës. Ndodhi me Agon Channel, në vijim me Ora Televizion dhe tani News24.

Çuditërisht, për një vend që negocion thuajse çdo ditë afrimitetin me anëtarësimin në Bashkimin Europian, këto fabula bëhen gjithnjë e më qesharake. Dhe nëse Bashkimi Europian vazhdon të thotë: Let the truth be told, let the press be free (Lëre të vërtetën të thuhet, lëre median të lirë), ç’shpjegim mund të na japin këta përfaqësues europian, kur qeveritarë mbyllin gojë televizive në përpjekje për të fashuar çdo mëkat e për të asfaltuar çdo gropë me gjuhën e propagandës?

Vallë, kështu merret drita jeshile për anëtarësim? Edhe Inteligjenca Artificiale do ta kishte zili këtë robotizëm njerëzor që shkel çfarë gjen përpara. (edited)

Të Lidhura

Doktor Arjan Hamiti, një emër që frymëzon besim dhe shpresë!
Opinione

Doktor Arjan Hamiti, një emër që frymëzon besim dhe shpresë!

26 Janar, 2026
Nga Sokol Gjoni: Kur ndihma shndërrohet në spektakël, ajo pushon së qeni njerëzore
Opinione

Nga Sokol Gjoni: Kur ndihma shndërrohet në spektakël, ajo pushon së qeni njerëzore

30 Dhjetor, 2025
Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?
Opinione

Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?

17 Dhjetor, 2025
Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale
Opinione

Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale

15 Dhjetor, 2025
PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri
Opinione

PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri

14 Dhjetor, 2025
Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite
Opinione

Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite

28 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Selin rrëfen sekretin e familjes: Babi ka bërë një gabim…
Show Biz

Selin rrëfen sekretin e familjes: Babi ka bërë një gabim…

31 Janar, 2026

Horoskopi, 31 janar 2026
Horoskopi

Horoskopi, 31 janar 2026

31 Janar, 2026

Gripi arrin pikun, mbi 18 mijë të infektuar dhe 130 shtrime në javë
Sociale

Gripi arrin pikun, mbi 18 mijë të infektuar dhe 130 shtrime në javë

30 Janar, 2026

Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother
Show Biz

Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother

30 Janar, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com