InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Kokë turku për një Republikë pa leje

10 Korrik, 2025
in Opinione
A A
Kokë turku për një Republikë pa leje

Luçiano Boçi

Shkarkimi i një drejtori dhe ca të tjerëve për ndërtimet pa leje në Theth është lajmi i radhës që Rama kërkon ta shesë si “shenjë force” apo “vetëpastrim”.

Por në të vërtetë, është një akt i ulët hipokrizie, që përpiqet të krijojë idenë e një shteti që reagon, ndërkohë që në thelb, ky shtet është themeluar mbi heshtjen, bashkëpunimin dhe klientelizmin ndërtimor, dhunën ndaj qytetarëve e krimin e organizuar.

Të largosh një drejtor në bashkinë më të kriminalizuar të Shqipërisë për shtëpiza turistike pa leje, ngjan si piknik policor.

Sepse në Shqipëri nuk janë drejtorët që kanë legalizuar e zbatojnë politika.
Janë bashkitë që mashtrojnë e mbyllin sytë.
Janë agjencitë që firmosin në heshtje.
Janë ministrat që shpërndajnë favore, dhe është qeveria që ndërton pushtetin mbi betonin pa leje.

Aq më tepër në Theth, banorët e të cilit i nxiti dhe të cilëve ia kërkoi vetë Kryeministri të zhvillojnë turizmin familjar, të investojnë sepse donte votën nga ata.
Dhe ishte Bashkia ajo që i promovoi dhe i kërkonte vota.

Shkarkimi i një drejtori është thjesht një kokë turku.
Një flijim i vogël për të legalizuar ndëshkimin e qytetarëve dhe për të mbrojtur “të mëdhenjtë”.
Një truk i vjetër që e përdor çdo pushtet i korruptuar kur muret fillojnë të rrëzohen – jo muret e ndërtuara pa leje, por muret e mashtrimit institucional që kanë mbuluar për vite abuzimin me territorin, me ligjin dhe me qytetarët.

A është drejtori fajtor?
Ndoshta. Por jo më shumë se ata që e kanë emëruar.
Dhe me siguri shumë më pak se ata që i kanë kërkuar vota me çdo kusht.
Në këtë republikë, ndërtimi pa leje për perfitim politik është rregull, jo përjashtim.

Shihni vetëm Tiranën e binduni.
Dhe të ndëshkosh vetëm një zyrtar të rangut të mesëm është jo drejtësi, por gjueti shtrigash e porositur nga vetë shtrigat.

Po qytetarët e Thethit a kanë faj?
Aspak.
Jetojnë aty prej shekujsh e duan që dhuratën e Zotit e natyrës ta shndërrojnë në mikpritje, bujari dhe ekonomi.
Ata i nxitën, iu premtuan parajsën, i keqpërdorën dhe i hedhin sot mes katër rrugëve në emër “të ligjit”.

Po të kujt ligji?
Të atij për investorët strategjikë “skifterë” të pushtetit, apo ligjit shkatërrues për zonat e mbrojtura?!

Ndërtimet “pa leje” sic i quan sot Rama me Benetin e tij, nuk lindën dje.
Janë një industri politike, e ndërtuar për vota, me tolerim të organizuar, dhe me frikë të shpërndarë.
Ato nuk janë gabim teknik, por pasojë e një modeli pushteti që funksionon vetëm mbi shkeljen e ligjit dhe mashtrimit e dhunës me qytetarët.

Nëse vërtet do drejtësi, le të shkarkohet kryetari i bashkisë që i premtoi në këmbim të votës.
Le të hetohet ministri që lejoi në këmbim të votës.
Le të përgjigjet kryeministri që e ka bërë betonin kudo në Shqipëri dhe klientët personalë sinonim të zhvillimit.

Derisa kjo të ndodhë, çdo shkarkim i izoluar është thjesht një spektakël turpi që kërkon të mbulojë turpin e shkeljes me këmbë të djersës e mundit dhe dinjitetit të thethianëve e më tej.

Dhe ky vend nuk ka më nevojë për spektakël. Ka nevojë për llogari. Për përgjegjësi. Dhe mbi të gjitha: për ndëshkim të atyre që, me vetëdije, e kanë shndërruar Shqipërinë në një vend ku Maliqi i pushtetit bën ligjin.

Të Lidhura

Doktor Arjan Hamiti, një emër që frymëzon besim dhe shpresë!
Opinione

Doktor Arjan Hamiti, një emër që frymëzon besim dhe shpresë!

26 Janar, 2026
Nga Sokol Gjoni: Kur ndihma shndërrohet në spektakël, ajo pushon së qeni njerëzore
Opinione

Nga Sokol Gjoni: Kur ndihma shndërrohet në spektakël, ajo pushon së qeni njerëzore

30 Dhjetor, 2025
Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?
Opinione

Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?

17 Dhjetor, 2025
Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale
Opinione

Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale

15 Dhjetor, 2025
PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri
Opinione

PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri

14 Dhjetor, 2025
Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite
Opinione

Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite

28 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Nedion Marku: Në epokën digjitale, krimi nuk mban armë — ai shkruan kode
Artikuj

Nedion Marku: Në epokën digjitale, krimi nuk mban armë — ai shkruan kode

1 Shkurt, 2026

Parashikimi i motit, 1 shkurt 2026
Aktualitet

Parashikimi i motit, 1 shkurt 2026

1 Shkurt, 2026

U deklarua për Juelën, Seno i “BBV” konfirmon rikthimin me ish-bashkëshorten
Show Biz

U deklarua për Juelën, Seno i “BBV” konfirmon rikthimin me ish-bashkëshorten

1 Shkurt, 2026

Selin rrëfen sekretin e familjes: Babi ka bërë një gabim…
Show Biz

Selin rrëfen sekretin e familjes: Babi ka bërë një gabim…

31 Janar, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com