Kur vetëm pak ditë na ndajnë zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke se ethet kanë filluar për partitë politike dhe kandidatë e tyre. Këta të fundit janë angazhuar në mënyrë intensive në fushatë, duke u takuar çdo ditë me mbështetësit e qytetarë të shumtë.
Fushatës nuk i ka shpëtuar as reperi i njohur Stresi, i cili siç dihet është përkrahësi i flaktë i Partisë Demokratike, ndryshe nga artistë të tjerë ai nuk “e ka tradhëtuar partinë”.
Këngëtari ka dalë në terren duke bërë takim me çdo qytetarë në rrugët e kryeqytetit.
Teksa mban kapele në kokë, si kreu i PD-së, Sali Berisha, Stresi ka shpërndarë fletëpalosje duke takuar e folur me banorët, për të marrë besimin e tyre.