Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Albania, Zebërvoki, u gjend në një situatë të tensionuar pas një kamere të fshehtë.
Teksa ndodhej në një lokal, ai u konfrontua nga tre persona për komentet e tij mbi Gjestin gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVIP. Situata u përshkallëzua në një debat të ashpër, duke e detyruar atë të nxjerrë armën.
Ngjarja u bë virale në rrjetet sociale dhe shkaktoi debate mbi etikën e kamerave të fshehta dhe reagimin e tij.
Në një deklaratë publike, Zebërvoki theksoi rëndësinë e menaxhimit të emocioneve dhe ruajtjes së qetësisë në situata të tensionuara, duke apeluar për maturi dhe vetëkontroll.
Reagimi i tij i plotë:
Në lidhje me kamerën e fshehtë që mu bo i jam shumë mirënjohës eksperiencës ndër vite të punës time që e du aq shumë sepse nëpërmjet profesionalizmit dhe përgatitjes psikologjike e fizike, arrita të menaxhoj më së miri një situatë që në dukje më kërcënonte sigurinë time por që mund të kishte qenë fatale për persona të tjerë.
Në aq shumë situata të ngjashme sa më ka përplas kjo punë kam arrit të kuptoj rëndësinë e momentit dhe ruajtjen e gjakftohtësisë dhe vigjilencës në cdo lloj rrethane.
Andaj do ju lutesha të gjithëve ju që jeta mund tju përplasë në situata të ndërlikume mos bëni veprimin e fundit të parin sepse historia ka tregu që për cfarë dikush ka bërë në nerva e sipër në një sekond i duhet ti jetë pishman gjithë jetën.
Ruani durimin duke marrë masa për ruajtjen e sigurisë së vetes suaj dhe jini largpamës në cdo situatë e mendoni për veten tuaj e njerëzit tuaj të zemrës sepse momenti nuk të fal!
Zoti na rujt e na boftë të durueshëm…