Nga Denada Isa
Ajo ecën në mes të njerëzve, por shpesh duket sikur është e vetmuar.Njerëzit nuk e kuptojnë gjithmonë pse zgjedh të ecë me krenari, edhe kur e lodh realiteti.
Ajo ka mësuar se fuqia nuk është të bësh zhurmë, por të qëndrosh pa u lëkundur.
Kur hesht, bota nuk e di se brenda saj ndodhen beteja të mëdha.Kur qesh, shpërndan një dritë që ngroh edhe zemrat më të ftohta.
Çdo hap që bën është një mesazh: nuk do të pranojë të zvogëlohet për askënd.
Fuqia e saj nuk është të bindë, por të tregojë.Ajo nuk kërkon miratimin e botës, sepse e di vlerën e saj.Në sytë e saj ka qetësi dhe guxim, diçka që pak e kuptojnë.
Ajo di të zgjedhë betejat dhe të lërë pas gjithçka që nuk i shërben.
Një femër e tillë nuk thyhet nga zilia, fjalët e rënda apo paragjykimet.Ajo ecën përpara me paqen e një oqeani dhe guximin e një maleje.
Çdo hap i saj lë gjurmë që nuk shuhen lehtë.
Sepse ajo është dëshmi se forca dhe butësia mund të ekzistojnë bashkë.
Dhe në fund, edhe kur bota nuk e kupton, ajo mbetet vetvetja.
Në heshtje, ajo ndryshon gjithçka rreth vetes.
Në heshtje, ajo krijon botën e saj më të bukur…











