InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026
in Artikuj
A A
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

Arsimi është themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja e një shoqërie. Ai nuk është vetëm një proces i thjeshtë i përvetësimit të njohurive, por një rrugëtim i gjatë formimi, ku bashkëpunimi midis mësuesit dhe prindit luan një rol vendimtar. Unë jam prind dhe gjithashtu kam qenë dhe në pozicionin e mësuesit dhe për mendimin tim kjo marrëdhënie është një urë e fortë që lidh familjen me shkollën dhe ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e fëmijës. Në këtë udhëtim të bukur, por edhe të vështirë, dy duar e mbajnë fort: dora e mësuesit dhe dora e prindit. Kur këto duar bashkohen, fëmija ecën i sigurt. Kur ato ndahen, ai mbetet mes dy botëve, i hutuar dhe i pasigurt.
Mësuesi është udhërrëfyesi i dijes, ai që përçon vlera, disiplinë dhe kulturë. Nga ana tjetër, prindi është edukatori i parë i fëmijës, ai që vendos themelet e sjelljes dhe karakterit të tij. Kur këta dy faktorë bashkëpunojnë, krijohet një mjedis i shëndetshëm për rritjen dhe edukimin e nxënësit. Por, në realitetin e sotëm, kjo marrëdhënie shpesh përballet me sfida dhe keqkuptime.Një nga problemet më të shpeshta është mungesa e pranimit nga ana e prindërve për sjelljet apo mangësitë e fëmijëve të tyre. Shpesh, prindërit e kanë të vështirë të pranojnë se fëmija i tyre mund të mos jetë i përgatitur për mësim, të mos sillet siç duhet në klasë apo edhe të shfaqë sjellje negative si bullizmi ndaj shokëve apo mësuesit. Në këto raste, në vend që të kërkohet zgjidhje, lind një konflikt i panevojshëm midis prindit dhe mësuesit.
Nga ana tjetër, edhe mësuesi përballet me sfida të mëdha.Interesi i nxënësve për të mësuar është në rënie, mësuesi duhet të gjejë mënyra të reja për t’i motivuar ata, duke ruajtur njëkohësisht autoritetin dhe respektin në klasë. Kjo e bën profesionin e mësuesit një nga më të vështirët dhe më të nënvlerësuarit në shoqëri.
Zgjidhja e këtij konflikti qëndron në komunikimin e hapur dhe të sinqertë. Prindërit duhet të jenë të gatshëm të dëgjojnë dhe të bashkëpunojnë me mësuesin, duke e parë atë si një partner dhe jo si kundërshtar. Po ashtu, mësuesit duhet të tregojnë mirëkuptim dhe profesionalizëm në komunikimin me prindërit, duke u përpjekur të gjejnë mënyrën më të mirë për të ndihmuar çdo nxënës.
Marrëdhënia midis mësuesit dhe prindit është thelbësore për suksesin e fëmijës. Vetëm përmes bashkëpunimit, respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë mund të ndërtojmë një sistem arsimor më të fortë dhe një brez të ri më të edukuar. Sepse, në fund të fundit, qëllimi i përbashkët është i njëjtë: e ardhmja e fëmijëve tanë.

Të Lidhura

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut
Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026
Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit
Artikuj

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit

14 Mars, 2026
Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?
Artikuj

Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?

12 Mars, 2026
Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve
Artikuj

Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve

11 Mars, 2026
Udhëkryqi i reformës zgjedhore/ Mes mosbesimit dhe presionit për ndryshime të thella
Artikuj

Udhëkryqi i reformës zgjedhore/ Mes mosbesimit dhe presionit për ndryshime të thella

5 Mars, 2026
Banka Botërore: Shqipëria përballet me kosto të larta dhe cilësi të dobët në investimet e transportit
Artikuj

Banka Botërore: Shqipëria përballet me kosto të larta dhe cilësi të dobët në investimet e transportit

26 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026

Procedohen penalisht dy shtetas në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike cannabis
Aktualitet

Procedohen penalisht dy shtetas në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike cannabis

17 Mars, 2026

Llogaritë jashtë vendit do të zbardhen, Shqipëria do të marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve jashtë vendit
Aktualitet

Llogaritë jashtë vendit do të zbardhen, Shqipëria do të marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve jashtë vendit

17 Mars, 2026

PD mbledh Kuvendin Kombëtar në 6 qershor, ja kur zhvillohen zgjedhjet për kreun e partisë
Aktualitet

PD mbledh Kuvendin Kombëtar në 6 qershor, ja kur zhvillohen zgjedhjet për kreun e partisë

17 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com