InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve

7 Tetor, 2025
in Opinione
A A
Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve

GJYQI YNË I PËRBASHKËT!

Nga, Lisjana CALI

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja nuk është thjesht një krim individual. Është pasqyra e një shoqërie që po sheh veten në sy dhe nuk i pëlqen ajo që sheh.
Eshte realiteti i dhimbshem që kemi ndërtuar të gjithë bashkë , një shoqëri që ka humbur besimin, drejtësinë dhe shpresën.

Shqiperia eshte shnderruar në një vend ku padrejtësia nuk të trondit më, por të lodh, ku qytetari e di se mund të ketë të drejtë, por s’ka ku ta gjejë.
Dhe një ditë, në atë boshllëk midis dëshpërimit dhe zhgënjimit, lind dhuna.

Nje ngjarje e tillë nuk lind nga askundi . Ajo është produkt i një sistemi që prej vitesh ushqen padrejtësi, korrupsion, arrogancë politike dhe mungesë përgjegjësie morale.
Nuk ka rëndësi se kush shtyp këmbëzën, çdo herë pas saj qëndron një zinxhir fajtorësh të heshtur.

Fajtor është ai që e sundon këtë vend me padrejtësi dhe përbuzje ndaj ligjit.
Fajtorë janë ata që e përdorin politikën për të ndarë njerëzit në “tanët” dhe “të tjerët”.
Fajtorë janë ata që i ftojnë qytetarët të marrin armët, në vend që t’i mësojnë të mendojnë, të protestojnë dhe të kërkojnë të drejtat me dinjitet. Nderkohe që bëhet pengese per nje opozite te forte dhe te drejte dhe ne anen tjeter pale me padrejtesite e ketij pushteti.

Fajtorë janë edhe ata që kanë ndërtuar një imazh të rremë të drejtësisë (ne rastin konkret koleget), që në vend të përulësisë ndaj ligjit, kanë ndërtuar kulla burokratësh të korruptuar, ku ndershmëria shihet si dobësi.

Në këtë vend, qytetari ndjehet i zhveshur nga çdo mbrojtje, ndërsa pushteti në çdo formë të tij rri i paprekshëm.

Kur padrejtësia bëhet përditshmëri, dhuna kthehet në mjet reagimi. Dhe atëherë, askush nuk është më i sigurt, as gjyqtari në sallë, as qytetari në rrugë.

Vrasja e një gjyqtari është vrasja e shtetit. Por më shumë se kaq është dëshmia se shoqëria jonë është në prag të një kolapsi moral. Dhe për ta ndalur këtë rënie, nuk mjafton as ndëshkimi i autorit, as deklaratat e politikës.
Ne duhet të përballemi me veten. Me mënyrën si e kemi pranuar padrejtësinë, si e kemi heshtur, si e kemi bërë pjesë të zakonit tonë.
Nëse ajo vdes, vdesim edhe ne ngadalë, çdo ditë, duke u mësuar me padrejtësinë, duke e quajtur normale, derisa të mos ndjejmë më as turp, as tronditje.
Sepse, në fund të fundit, ky nuk është vetëm gjyqi i një autori krimi.
Është gjyqi ynë i përbashkët.

Të Lidhura

Doktor Arjan Hamiti, një emër që frymëzon besim dhe shpresë!
Opinione

Doktor Arjan Hamiti, një emër që frymëzon besim dhe shpresë!

26 Janar, 2026
Nga Sokol Gjoni: Kur ndihma shndërrohet në spektakël, ajo pushon së qeni njerëzore
Opinione

Nga Sokol Gjoni: Kur ndihma shndërrohet në spektakël, ajo pushon së qeni njerëzore

30 Dhjetor, 2025
Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?
Opinione

Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?

17 Dhjetor, 2025
Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale
Opinione

Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale

15 Dhjetor, 2025
PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri
Opinione

PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri

14 Dhjetor, 2025
Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite
Opinione

Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite

28 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Selin rrëfen sekretin e familjes: Babi ka bërë një gabim…
Show Biz

Selin rrëfen sekretin e familjes: Babi ka bërë një gabim…

31 Janar, 2026

Horoskopi, 31 janar 2026
Horoskopi

Horoskopi, 31 janar 2026

31 Janar, 2026

Gripi arrin pikun, mbi 18 mijë të infektuar dhe 130 shtrime në javë
Sociale

Gripi arrin pikun, mbi 18 mijë të infektuar dhe 130 shtrime në javë

30 Janar, 2026

Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother
Show Biz

Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother

30 Janar, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com