InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Bota

Netanyahu akuzon Macron-in: Po nxit antisemitizmin me njohjen e Palestinës

20 Gusht, 2025
in Bota
A A
Netanyahu akuzon Macron-in: Po nxit antisemitizmin me njohjen e Palestinës

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kritikuar ashpër Presidentin francez Emmanuel Macron, duke e akuzuar se po nxit antisemitizmin në Francë përmes planeve për njohjen ndërkombëtare të shtetit të Palestinës.

Në një letër zyrtare të datës 17 gusht, Netanyahu i kërkon Macron-it të “zëvendësojë dobësinë me veprim dhe qetësimin me vullnet”, duke i bërë thirrje që të tërhiqet nga vendimi për njohjen e Palestinës.

“Jam i shqetësuar për rritjen alarmante të antisemitizmit në Francë dhe mungesën e veprimeve vendimtare nga qeveria juaj për ta luftuar atë,”- shkruan Netanyahu në letrën e tij.

Ai lidh rritjen e incidenteve antisemite në Francë me qëndrimet politike të Macron kundër Izraelit dhe njoftimin për njohjen e shtetit palestinez.

Netanyahu e cilëson këtë vendim si një “shpërblim për terrorin e Hamasit”, duke shtuar se ai inkurajon urrejtjen dhe kërcënimet ndaj komunitetit hebre në Francë. Letra liston disa incidente të fundit në Francë, si plaçkitja e zyrave të linjës ajrore izraelite El Al në Paris, sulmet ndaj rabinëve dhe një qytetari hebre në Livry-Gargan.

“Këto incidente nuk janë të izoluara. Ato janë një plagë,”- theksoi Netanyahu, duke paralajmëruar se qetësia e udhëheqësve përballë urrejtjes vetëm sa e përkeqëson situatën.

Kryeministri izraelit vlerësoi gjithashtu Presidentin amerikan Donald Trump për “luftën e tij kundër krimeve antisemite” dhe për “mbrojtjen e hebrenjve amerikanë”.

“Antisemitizmi është një kancer. Ai shumëfishohet kur udhëheqësit heshtin. Ai tërhiqet kur ata veprojnë,”- përfundon letra e Netanyahut.

Në fund të majit, Presidenti Macron deklaroi se Franca planifikon të njohë shtetin e Palestinës në muajin shtator, në kuadër të Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Vendimi është pritur me kritika të forta nga Tel Avivi, ndërsa Parisi ka argumentuar se ai synon të kontribuojë në një zgjidhje të qëndrueshme me dy shtete në Lindjen e Mesme.

Të Lidhura

CIA po monitoronte Ali Khamenein për muaj të tërë, si e futën në kurth! Sulmi vdekjeprurës preciz në takimin e pallatit, viktima mbetën edhe vajza, dhëndri e mbesa
Bota

CIA po monitoronte Ali Khamenein për muaj të tërë, si e futën në kurth! Sulmi vdekjeprurës preciz në takimin e pallatit, viktima mbetën edhe vajza, dhëndri e mbesa

1 Mars, 2026
Vatikani nuk pranoi ftesën për t’u bërë pjesë e “Bordit të Paqes”, reagon Shtëpia e Bardhë
Bota

Vatikani nuk pranoi ftesën për t’u bërë pjesë e “Bordit të Paqes”, reagon Shtëpia e Bardhë

19 Shkurt, 2026
Edhe Çekia pro ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët
Bota

Edhe Çekia pro ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët

9 Shkurt, 2026
Princesha e Uellsit mesazh mbështetjeje për personat që luftojnë me kancerin: Nuk jeni vetëm!
Bota

Princesha e Uellsit mesazh mbështetjeje për personat që luftojnë me kancerin: Nuk jeni vetëm!

5 Shkurt, 2026
I ftohti ekstrem në SHBA, shkon në 34 numri i të vdekurve
Bota

I ftohti ekstrem në SHBA, shkon në 34 numri i të vdekurve

28 Janar, 2026
“Bojkotoni Botërorin”, deklarata e bujshme e ish-presidentit të FIFA-s
Bota

“Bojkotoni Botërorin”, deklarata e bujshme e ish-presidentit të FIFA-s

27 Janar, 2026

TË FUNDIT

“Rama duhet të largohet si kryeministër”, Berisha thirrje qytetarëve: Vetëm ju mund ta bëni!
Aktualitet

“Rama duhet të largohet si kryeministër”, Berisha thirrje qytetarëve: Vetëm ju mund ta bëni!

4 Mars, 2026

‘Kosova është Serbi’! Vandalizohet Ambasada e Kosovës në Berlin
Aktualitet

‘Kosova është Serbi’! Vandalizohet Ambasada e Kosovës në Berlin

4 Mars, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 4 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 4 mars 2026

4 Mars, 2026

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com