InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Nga Klodian Cara: E vërteta që del ngadalë për Adriatik Lapajn dhe “Shqipëria Bëhet”

18 Korrik, 2025
in Opinione
A A
Nga Klodian Cara: E vërteta që del ngadalë për Adriatik Lapajn dhe “Shqipëria Bëhet”

Nga Klodian CARA

E gjithë parandjenja ime që kisha për Adriatik Llapajn dhe lëvizjen e tij “Shqipëria Bëhet” po vërtetohet dita-ditës. Që para zgjedhjeve, Llapaj dhe disa nga mbështetësit e tij shfaqeshin si figura me pasiguri të thella personale dhe sfida të pashëruara brenda vetes. Tani, pas zgjedhjeve, gjithçka është duke u bërë më e dukshme.

Prej disa ditësh, ka nisur një përplasje publike mes “Nismës Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”, e cila kulmoi sot me publikimin në media të një audioje alarmante, ku një mbështetës i z. Llapaj përdor gjuhë të ulët dhe kërcënuese ndaj z. Endri Shabani. Ky incident ngre pyetjen e frikshme: Po sikur këta njerëz të kishin pushtetin e Sali Berishës apo të Edi Ramës çfarë do t’u bënin qytetarëve shqiptarë?

Por shqetësimi nuk mbaron këtu. Fakti që kjo lëvizje arriti të nxjerrë një deputet është një sinjal i qartë alarmi për shoqërinë tonë. Duket se një numër jo i vogël njerëzish janë ndjerë të përfaqësuar nga fjali te thjeshta por tërheqëse në mënyrë populiste: Dhe kjo nuk flet për shpresë por për dëshpërim kolektiv të kanalizuar në drejtimin e gabuar.

Adriatik Llapaj, nga ana tjetër, ka treguar prej kohësh mungesë mirënjohjeje të paktën publikisht. Nëse sot është një emër i njohur në opinionin publik, kjo nuk është vetëm meritë e tij personale. Në fillimet e tij, me aq sa mbaj mend unë ishte gazetarja Sonila Meço që i hapi dyert e debatit televiziv, duke i dhënë hapësirë në ekran dhe platformë për të ndërtuar profilin e tij publik. Por në asnjë dalje nuk e kemi dëgjuar të shprehë falënderim për këtë përkundrazi, ka preferuar të sillet si një “i dërguar nga Zoti”, që ka zbritur për të shpëtuar Shqipërinë. Një qëndrim që nuk buron nga përulësia e shërbimit publik, por nga një ego që nuk fshehet më.

Në fund të ditës, liria na lejon të besojmë kë të duam. Por ajo na jep edhe përgjegjësinë për të gjykuar me maturi. Një individ që nuk njeh mirënjohje, që rrethohet nga mbështetës me gjuhë kërcënuese, dhe që e sheh veten si “shpëtimtar”, nuk është ajo që i duhet Shqipërisë. Jo më. Sidomos kur kemi një popull të lodhur nga premtimet, arroganca dhe zhgënjimet me kostume të reja.

P.S.: Ndoshta është koha që diaspora e para viteve ’90, ajo e urtësisë, punës dhe karakterit, të fillojë t’i japë këtij vendi drejtuesit që ka nevojë. Jo shpëtimtarë me zë të lartë, por shërbyes me përulësi të heshtur.

#shqiperia 🇦🇱

Të Lidhura

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.
Opinione

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.

8 Tetor, 2025
Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve
Opinione

Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve

7 Tetor, 2025
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!

6 Tetor, 2025
Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”
Opinione

Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”

2 Tetor, 2025
Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025
Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së
Opinione

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së

12 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Shëndeti mendor/ Flet psikologia Lekli: Prek çdo moshë, kurimi vjen përmes kujdesit të duhur shëndetësor
Aktualitet

Shëndeti mendor/ Flet psikologia Lekli: Prek çdo moshë, kurimi vjen përmes kujdesit të duhur shëndetësor

11 Tetor, 2025

Hoxha: Menduam se gjyqtarët do t’i vriste mafia, ndodhi e kundërta
Aktualitet

Hoxha: Menduam se gjyqtarët do t’i vriste mafia, ndodhi e kundërta

11 Tetor, 2025

EMRAT/ PD zyrtarizon Vlorën dhe Beratin, ja 6 kandidatët për zgjedhjet lokale
Aktualitet

EMRAT/ PD zyrtarizon Vlorën dhe Beratin, ja 6 kandidatët për zgjedhjet lokale

11 Tetor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 11 Tetor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 11 Tetor 2025

11 Tetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com