Avokati i ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakani ka dalë në një deklaratë për mediat, pasi u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Cakrani deklaroi se SPAK i komunikoi që do të shtyhet afati i hetimit me 6 muaj, duke qenë se ditën e nesërme përfundonte afati i mbajtjes në qeli të ish-presidentit.
Sipas Cakranit, prokurorët pritet të paraqesin prova të reja akuzuese ndaj Metës.
Cakrani deklaroi se Meta po mbahet padrejtësisht në qeli, pasi ndaj tij nuk ka prova, duke e cilësuar të gjithë çështjen si “inkuizicion”.