Gjin Gjoni, kryetar i PD-së në Lezhë, dhe Aleksandër Lala, kryetar i PD-së në Mirditë, kanë dhënë dorëheqjen, pasi do të jenë pjesë e garës për primaret për deputetë.
Dorëheqja është një detyrim statutor i Partisë Demokratike për të gjithë drejtuesit që duan të kandidojnë në primare, ndaj këtë hap e kanë ndërmarrë edhe dy kryetarët lokalë.
Gara për primare ka lënë bosh pozicionet drejtuese në Lezhë dhe Mirditë, ndërsa kryesia e PD-së pritet të emërojë kryetarët e rinj të komanduar, të cilët do të kenë përgjegjësinë për organizimin e strukturave në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.