InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Ndërron jetë kryepeshkopi Anastas Janullatos

25 Janar, 2025
in Aktualitet
A A
LAJM I FUNDIT/ Ndërron jetë kryepeshkopi Anastas Janullatos

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 94-vjeçare. Ai u shua në spitalin “Evangelismos” të Athinës, ku prej ditësh ndodhej i shtruar në gjendje të rëndë shëndetësore. Lajmi u bë i ditur nga Kisha Autoqefale e Shqipërisë.

Gjendja e Kryepeshkopit ishte përkeqësuar ndjeshëm ditët e fundit, duke e detyruar ekipin mjekësor të ndërmarrë masa intensive për stabilizimin e tij. Megjithatë, përpjekjet nuk rezultuan të suksesshme, dhe ai ndërroi jetë si pasojë e komplikacioneve të rënda shëndetësore. 

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, me dhimbje të thellë, njofton fjetjen më Zotin të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastasit. Kryepiskopi ndërroi jetë sot, 25 Janar 2025, në orën 08:30 të mëngjesit, në moshën 95-vjeçare, në Spitalin “Evangelismos” të Athinës, si pasojë e funksionimit të pamjaftueshëm të shumë organeve. Më parë, ishte kuruar për disa ditë në Spitalin “Hygeia” të Tiranës.

Ftojmë besimtarët orthodhoksë të Kishës së Shqipërisë të luten për prehjen e shpirtit të Kryebariut të ndjerë.

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, ishte rindërtuesi dhe rigjallëruesi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, të cilën e ngriti tërësisht nga rrënojat pas rënies së regjimit ateist. Me vizionin hyjnor dhe punën e tij të palodhur, ai rindërtoi nga themelet jetën kishtare, ndërtoi qindra kisha, krijoi institucione arsimore dhe bamirëse, si dhe formoi një brez të ri klerikësh, duke ofruar një shërbesë të pandërprerë e sakrifikuese për më shumë se 33 vjet.

I përjetshëm qoftë Kujtimi i tij!”.

Anastas Janullatos shërbeu si Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për më shumë se tre dekada, duke luajtur një rol kyç në ringritjen dhe forcimin e saj pas rënies së komunizmit. Gjatë udhëheqjes së tij, ai kontribuoi në rindërtimin e shumë kishave, zhvillimin e institucioneve fetare dhe forcimin e marrëdhënieve ndërfetare në Shqipëri.

I lindur në Greqi më 4 nëntor 1929, Anastas Janullatos ishte një figurë me ndikim të madh në botën ortodokse. Përpara se të merrte drejtimin e Kishës Ortodokse Shqiptare, ai kishte shërbyer në misione fetare në Afrikë dhe ishte njohur për kontributin e tij akademik dhe teologjik.

Të Lidhura

E shtuna me temperatura PËRVËLUESE, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme
Aktualitet

E shtuna me temperatura PËRVËLUESE, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme

5 Korrik, 2025
Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes! Si shihet ky vendim nga ana e KQZ-së?
Aktualitet

Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes! Si shihet ky vendim nga ana e KQZ-së?

5 Korrik, 2025
Bëni KUJDES nga VAPA! Temperaturat shkojnë sot deri në 39 gradë Celscius në këto qarqe
Aktualitet

Bëni KUJDES nga VAPA! Temperaturat shkojnë sot deri në 39 gradë Celscius në këto qarqe

4 Korrik, 2025
Temperatura të larta në vend, ja zonat më të NXEHTA
Aktualitet

Temperatura të larta në vend, ja zonat më të NXEHTA

3 Korrik, 2025
Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria po shpopullohet, 45% e shqiptarëve kanë braktisur vendin gjatë 10 viteve të fundit
Aktualitet

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria po shpopullohet, 45% e shqiptarëve kanë braktisur vendin gjatë 10 viteve të fundit

3 Korrik, 2025
Maldrita Bardho heq dorë nga mandati i deputetes, vendin në Kuvend e merr Zegjine Çaushi
Aktualitet

Maldrita Bardho heq dorë nga mandati i deputetes, vendin në Kuvend e merr Zegjine Çaushi

3 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Destinacionet më të mira për pushime familjare këtë verë
Lifestyle

Destinacionet më të mira për pushime familjare këtë verë

5 Korrik, 2025

E shtuna me temperatura PËRVËLUESE, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme
Aktualitet

E shtuna me temperatura PËRVËLUESE, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme

5 Korrik, 2025

Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes! Si shihet ky vendim nga ana e KQZ-së?
Aktualitet

Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes! Si shihet ky vendim nga ana e KQZ-së?

5 Korrik, 2025

Musk: Një krizë e re globale po vjen edhe këtë vit
Bota

Musk: Një krizë e re globale po vjen edhe këtë vit

5 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com