InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Kulturë

“Vakëfet e Korçës”, dokumentari që mban gjallë historinë dhe trashëgiminë e një krahine të rrallë

24 Dhjetor, 2024
in Kulturë
A A
“Vakëfet e Korçës”, dokumentari që mban gjallë historinë dhe trashëgiminë e një krahine të rrallë

Nostalgji, kujtime, krenari, por edhe dhimbje për largimin nga rrënjët. Ngjalli shumë emocione shfaqja e dokumentarit “Vakëfet e Korçës” në Kinema Millenium Tiranë, i cili mblodhi dhjetëra qytetarë, të moshuar e të rinj, ish-banorë të krahinës së Vakëfeve. Përmes deklaratave të historianit Ferit Duka, arkeologut Neritan Ceka, studiuesit Vladimir Dino e profesorëve të njohur, u shpërfaqën fakte e të dhëna shkencore për një krahinë të lashtë, e cila ka përjetuar ndryshime e zhvillime ndër shekuj, por njeh sot braktisjen. Rrëfimet e banorëve e sollën më së miri këtë dimension duke treguar edhe të dhëna interesante mbi jetën dhe veprimtarinë e banorëve ndër vite.

Zona e Vakëfeve shtrihet në jugperëndim të qarkut të Korçës, në një sipërfaqe prej rreth 230 km² dhe përfshin fshatrat Panarit, Grabockë, Trebickë, Treskë, Katund, Stratobërdhë dhe Shtyllë. Sipas të dhënave, emri kësaj krahine lidhet ngushtë me emrin Iljaz bej Mirahorit (Ilia Panariti), themeluesi i Korçës, i cili në fund të jetës kërkoi nga sulltani që kjo pronë të kthehet në vakëf (vakuf- pasuri e patundshme private, një pjesë e të ardhurave të së cilës kalonte në dobi të institucioneve fetare).

Dokumentari “Vakëfet e Korçës” ideuar dhe realizuar nga studiuesi i historisë Petrit Zeneli dhe grupi i RTSH Korça, gazetarja Eriona Pambuku dhe Pirro Gjata, ishte frut i një pune të gjatë tre vjeçare, mes kërkimeve arkivore dhe studimeve, intervistave dhe mbledhjes së të dhënave dokumentare por edhe nga terreni.

“Vakëfet e Korçës”, dokumentari që mban

Pambuku tregoi se kur e mori telefonatën e prof. Zenelit nuk e kishte të njohur zonën e Vakëfeve, edhe për shkak se nuk është trajtuar në librat shkollorë të historisë dhe gjeografisë, por i duhej ta shkelte në terren për ta kuptuar më mirë se çfarë pasurie gjendet atje.

“Më ndihmoi profesori me disa tekste, por nuk po arrija dot ta kuptoja se cila ishte historia, çfarë lidhjeje kishte Iljaz Bej Mirahori, si do ta trajtonim figurën e tij. Isha shumë konfuze. Nëse nuk do të shkoja në terren nuk do të zbuloja asnjë gjë. I kam prekur të gjitha fshatrat me radhë dhe i falënderoj njerëzit për mikpritjen e jashtëzakonshme.”

Ajo më tej uroi që të rinjtë të kthehen në krahinë e të gëzojnë atë pasuri që gjendet atje.

Dokumentari “Vakëfet e Korçës” vjen në 25-vjetorin e Shoqatës Atdhetare Kulturore të Krahinës së Vakëfeve Korçës. Ajo u themelua në 1999 nga një sërë figurash të nderuara, me vizionin për të ruajtur jo vetëm të kaluarën, historinë, traditën, por edhe për të përcjellë te të rinjtë këto vlera, si dhe për të shuar sadopak mallin e të larguarve që gjenin në çdo bashkim, festë, artikull apo botim një pjesë të vetes.

Përgjatë viteve janë realizuar botime, konferenca e simpoziume. Shoqata ka themeluar organin e vet të botimit, gazetën “Tradita”, duke paraqitur aty ngjarje, histori suksesi, zhvillime nga jeta kulturore, botimet e reja etj. Ka qenë gjithmonë një fanar ndriçues që i mbante njerëzit të lidhur shpirtërisht, pavarësisht shpërnguljes anembanë Shqipërisë e botës.

Pjesë e strukturave e prej vitesh, e tashmë kryetari i ri , Petrit Zeneli tregoi se shoqata ka pasur  një rrugëtim të gjatë, të vështirë, duke u sulmuar edhe për emrin që asaj iu vendos.

“Vakëfet e Korçës”, dokumentari që mban

“E quanin shoqatë fetare pavarësisht se ne iu thoshim që nuk ishte e tillë. Na u deshën dalje nëpër televizione, intervista, shkrime te “Tradita” për të sqaruar emrin. Madje shumë fshatra bënin rezistencë për t’u bashkuar duke thënë që nuk ishin pjesë e Vakëfeve pavarësisht se dokumentet e thoshin qartë të kundërtën.”

Zeneli tregoi se zona ka nxjerrë shumë figura të shquara me kontribut në vend dhe botë, prandaj në fillim u sugjeruan disa emra, si: Iljaz bej Mirahori, Qamil Panariti, Antonia Thanasi etj. Por në fund, për të bërë bashkimin e gjithë krahinës, ajo mori emrin me të cilin ishte ‘pagëzuar’ para pesë shekujsh. Studiuesi tha se është përgatitur një dokumentar i dytë i cili do të shfaqet në janar të 2025 në të cilin trajtohet figura dhe personaliteti i Iljaz bej Mirahorit, kontributi, ndasitë mbi origjinën e jetën e tij.

Lidhur me jetëgjatësinë e kësaj shoqate jofitimprurëse ai tha se se qëndrojnë pas tre sekrete: “Nuk jemi marrë me politikë. Nuk kemi keqpërdorur financimet. Kemi bashkuar tre breza.”

Po ashtu, ai tha se shoqata po hyn në një fazë ristrukturimi, me ndryshime statutore, riorganizim degësh, me kryesi të re, por edhe me ambicien për ta mbajtur sa më gjallë dhe sa më gjatë këtë frymë krenarie, përmes krijimit të një enciklopedie të krahinës, restaurimit të objekteve religjioze e arkitekturore, inicimit të kërkimeve për të zbuluar historinë e krahinës apo ndërtimit të shtatoreve të personaliteteve të të gjitha fushave që kanë dalë nga kjo krahinë.

Gjithashtu, në këtë përvjetor shoqata vlerësoi me Certifikatë Mirënjohjeje disa prej personave që e  kanë ndihmuar ndër vite për të realizuar misionin e vet, përmes kontributeve në forma të ndryshme, qoftë atij intelektual, financiar, promovues, logjistik, apo çfarëdolloj mbështetje që ka bërë të mundur realizimin e të gjithë aktiviteve dhe veprimtarive.

“Vakëfet e Korçës”, dokumentari që mban

Dokumentari u përshëndet nga Jetona Myteveli, drejtuese ekzekutive e Qendrës Balancë, Astrit Hado, drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe profesori në Universitetin e Politeknikut, Edmond Hoxha, të cilët ndanë vlerësimet për punën e bërë, por edhe treguan lidhjet me krahinën e të kaluarën e tyre./Luiza Pinderi

Të Lidhura

PO-ja që i thashë vetes/ Poezi nga Adelina Pali
Kulturë

PO-ja që i thashë vetes/ Poezi nga Adelina Pali

6 Nëntor, 2025
Nertila Haxhia,zeri i Shqiperise qe elektrizoi ‘Sanremo Senior 2025’!
Kulturë

Nertila Haxhia,zeri i Shqiperise qe elektrizoi ‘Sanremo Senior 2025’!

5 Nëntor, 2025
Blerina Matraku vjen ndryshe dhe shumë stil në ‘Kënga Magjike’, me ‘Mama’!
Kulturë

Blerina Matraku vjen ndryshe dhe shumë stil në ‘Kënga Magjike’, me ‘Mama’!

30 Tetor, 2025
Suplementi letrar/ Poezi nga Xhesi Gavelli: Erës
Kulturë

Suplementi letrar/ Poezi nga Xhesi Gavelli: Erës

30 Tetor, 2025
Homazh për 125-vjetorin e ndarjes nga jeta të Naim Frashërit/ Prof. as. dr. Rovena Vata Mikeli referon mbi figurën dhe veprën e poetit kombëtar
Kulturë

Homazh për 125-vjetorin e ndarjes nga jeta të Naim Frashërit/ Prof. as. dr. Rovena Vata Mikeli referon mbi figurën dhe veprën e poetit kombëtar

21 Tetor, 2025
Albi Lushi nderohet me çmimin “Qiriu i Naimit” në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Tetovë
Kulturë

Albi Lushi nderohet me çmimin “Qiriu i Naimit” në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Tetovë

19 Tetor, 2025

TË FUNDIT

Reagim i ish-deputetit Eduart Ndocaj mbi zgjedhjet në Shqipëri dhe Kosovë
Aktualitet

Reagim i ish-deputetit Eduart Ndocaj mbi zgjedhjet në Shqipëri dhe Kosovë

17 Nëntor, 2025

“Minimumi jetik të përcaktohet me ligj”, Bardhi: A mund të jetojë Balla me 40 mijë lekë në muaj?!
Aktualitet

“Minimumi jetik të përcaktohet me ligj”, Bardhi: A mund të jetojë Balla me 40 mijë lekë në muaj?!

17 Nëntor, 2025

Modelja shqiptare refuzon djemtë nga fshati: Jam rritur në qytet, nuk kam lidhje me lopët!
Show Biz

Modelja shqiptare refuzon djemtë nga fshati: Jam rritur në qytet, nuk kam lidhje me lopët!

17 Nëntor, 2025

Parashqevi Simaku në gjendje të vështirë, zbulohet çfarë ka ndodhur me këngëtaren, rrezikon të mbetet…
Show Biz

Parashqevi Simaku në gjendje të vështirë, zbulohet çfarë ka ndodhur me këngëtaren, rrezikon të mbetet…

16 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com