InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Politikë

Zhupa: Numri i turistëve në Sarandë u përgjysmua për faj të qeverisë

25 Shtator, 2024
in Politikë
A A
Zhupa: Numri i turistëve në Sarandë u përgjysmua për faj të qeverisë

Deputetja Ina Zhupa ka zhvilluar takime në qytetin e Sarandës me bizneset dhe operatorët turistik për të folur në lidhje me sezonin turistik që sapo lamë pas.

Zhupa shprehet se bizneset janë ankuar për përgjysmim të numrit të turistëve dhe që qeveria nuk bashkëpunon për të rregulluar kushtet dhe ofertën për vitin e ardhshëm por qé mjaftohet duke ja hedhur fajin çmimeve të hotelerisë apo restoranteve.

“Për turizmin nuk mund të angazhohesh vetëm tre muaj vere, duhet puna të vazhdueshme e një qeverie që bashkëpunon me biznesin dhe që i trajton qytetet si mjedise zhvillimi dhe investimi dhe jo si kantiere ndërtimi”, shkruan Zhupa.

Statusi i plotë:

Turizmi i përgjysmuar, qeveria kërkon fajtor dhe nuk merr përgjegjësi.

Gjysma e turistëve nga vjet- refreni i gjithë operatorëve turistik në Sarandë.

Pritshmëritë për 2024 ishin për të qënë më e begatë se 2023 por në fakt nuk arriti as gjysmën e numrave të vitit të kaluar.

Turistët në Sarandë shkurtonin ditët e qëndrimit pasi kishin ardhur duke kërkuar të ktheheshin më shpejt në vendet e tyre, ose të largoheshin për në Korfuz për ditët e mbetura. Turizëm cilësor pa ujë nuk ka, turizëm cilësor pa rrugë nuk ka, turizëm cilësor pa trashëgimi kulturore nuk ka. Dhe këto janë detyra themelore të qeverisë dhe jo të biznesve që sipas qeverisë janë fajtore të kësaj situate.

Problematikat që na numëruan në takimet tona bashkë me Matildën dhe Anilën, janë të shumëllojshme:

1-Mungesa e investimeve për transportin publik, kaos ne qytet me trafikun e rënduar. Rrugët që bëheshin arnime mbi arnime në mes të sezonit ishin stres më vete.

2-Qyteti që kundërmonte me erën e mbetjeve nga mungesa e menaxhimit te tyre efektiv dhe gjendja katastrofale e mbetjeve në rrugë.

3- Konkurenca e pandershme ku ata qe nuk kontrollohen nga shteti abuzojnë me cmimet dhe prishin imazhit dhe të tjerëve.

4- Mungesa e parkimeve publike. Asnjë parkim publik, apo me pagese bashkisë nuk ka në Sarandë.

5- Vendet e trashëgimisë kulturore nuk mbrohen edhe nuk përbëjnë më interes për turistët edhe për shkak të gjendjes së tyre. Vetëm Butrinti dhe Syri i Kaltër ngelen ende destinacione të preferuara.

6- Mungesa e aktiviteteve për të gjitha moshat dhe në zona të caktuara që nuk shkaktojnë gjullurdi në qytet.

Këto ishin disa nga problemet kryesore që ata cilësuan duke kërkuar që shteti të jetë bashkëpunues me ta për të pasur sukses në turizëm.

Për turizmin nuk mund të angazhohesh vetëm tre muaj vere, duhet puna të vazhdueshme e një qeverie që bashkëpunon me biznesin dhe që i trajton qytetet si mjedise zhvillimi dhe investimi dhe jo si kantiere ndërtimi.

Partia Demokratike ka gjithë platformën e duhur për zhvillimin e vendit dhe kthimin e turizmit nga sektorët më me prosperitet për të ardhurat ekonomike.

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

U dogj si kasolle kashte”/ Berisha: Ndërtuesi, mik i Ramës
Aktualitet

U dogj si kasolle kashte”/ Berisha: Ndërtuesi, mik i Ramës

15 Prill, 2026

Çmeduria me rritjen e çmimeve, kumbulla shitet 22 mijë lekë/kg
Aktualitet

Çmeduria me rritjen e çmimeve, kumbulla shitet 22 mijë lekë/kg

15 Prill, 2026

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 15 prill 2026

15 Prill, 2026

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Donald Trump propozon gjeneralin në pension Eric P. Wendt
Aktualitet

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Donald Trump propozon gjeneralin në pension Eric P. Wendt

14 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com