InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA-ja akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet e Nëntorit

5 Shtator, 2024
in Bota
A A
SHBA-ja akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet e Nëntorit

Shtetet e Bashkuara kanë ngritur aktakuzë kundër dy menaxherëve të një televizioni shtetëror rus dhe e kanë akuzuar Kremlinin për kryerjen e një operacioni të fshehtë për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të Nëntorit në SHBA.

Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, tha se televizioni RT, i njohur më parë si Rusia Sot, dhe dy menaxherët e tij me bazë në Moskë, e kanë orkestruar “një skemë në vlerë 10 milionë dollarë për të krijuar dhe shpërndarë përmbajtje te qytetarët amerikanë me mesazhe të fshehta të qeverisë ruse”.

Garland gjithashtu njoftoi se Departamenti amerikan i Drejtësisë i ka konfiskuar 32 domene interneti të përdorura nga aktorët rusë si pjesë e operacionit të dyshuar për të ushtruar ndikim.

Synimi i Moskës ishte ta siguronte një “rezultat të parapëlqyer” në garën presidenciale mes Donald Trumpit dhe Kamala Harrisit, tha ai.

Kremlini e ka përdorur RT-në dhe platformat online që i mbështet për t’i targetuar votuesit amerikanë me dezinformata, tha Departamenti. RT-ja shihet si pjesë shumë e rëndësishme e përpjekjeve të Kremlinit për propagandë.

“Njoftimi i sotëm vë në pah shkallën e operacioneve të qeverisë ruse për të shtruar ndikim dhe varësinë e tyre në IA [inteligjencën artificiale] të avancuar për të mbjellë dezinformata”, tha drejtori i FBI-së, Christopher Wary.

“Njoftimi i sotëm tregon se sa larg shkojnë qeveritë e huaja për t’i minuar institucionet demokratike amerikane”, tha Departamenti amerikan i Shtetit në një njoftim.

DASH paralajmëroi se “këto qeveri të huaja duhet ta dinë gjithashtu se ne nuk do t’i tolerojmë aktorët e huaj dashakeq të ndërhyjnë qëllimshëm dhe t’i minojnë zgjedhjet e lira dhe të drejta”.

Një muaj më parë, zëvendësprokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Lisa Monaco, tha në një fjalim se Rusia ishte kërcënimi kryesor për zgjedhjet në SHBA.

Shtetasit amerikanë do të votojnë më 5 nëntor në zgjedhjet presidenciale.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është kandidat i republikanëve në këtë garë, derisa nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, pritet të shpallet kandidate e demokratëve.

Zgjedhjet do të mbahen edhe për 435 ulëset e Dhomës së Përfaqësuesve dhe 34 prej 100 ulëseve të Senatit./REL

Të Lidhura

Musk: Një krizë e re globale po vjen edhe këtë vit
Bota

Musk: Një krizë e re globale po vjen edhe këtë vit

5 Korrik, 2025
Samiti i NATO-s, Trump e quan marrëveshje historike: Fuqia amerikane pas bombardimeve në Iran i hapi rrugën armëpushimit
Bota

Samiti i NATO-s, Trump e quan marrëveshje historike: Fuqia amerikane pas bombardimeve në Iran i hapi rrugën armëpushimit

26 Qershor, 2025
Rusia “njeh” Kosovën, Putin pranon vendimin e gjykatës së OKB
Bota

Rusia “njeh” Kosovën, Putin pranon vendimin e gjykatës së OKB

20 Qershor, 2025
Shtëpia e Bardhë zbulon se kur Trump do të vendosë për sulmin ushtarak ndaj Iranit
Bota

Shtëpia e Bardhë zbulon se kur Trump do të vendosë për sulmin ushtarak ndaj Iranit

20 Qershor, 2025
Pse vajza më e madhe e familjes Obama hoqi dorë nga mbiemri i saj?
Bota

Pse vajza më e madhe e familjes Obama hoqi dorë nga mbiemri i saj?

6 Qershor, 2025
Shtëpia e Bardhë prezanton portretin e ri zyrtar të Donald Trump!
Bota

Shtëpia e Bardhë prezanton portretin e ri zyrtar të Donald Trump!

4 Qershor, 2025

TË FUNDIT

Destinacionet më të mira për pushime familjare këtë verë
Lifestyle

Destinacionet më të mira për pushime familjare këtë verë

5 Korrik, 2025

E shtuna me temperatura PËRVËLUESE, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme
Aktualitet

E shtuna me temperatura PËRVËLUESE, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme

5 Korrik, 2025

Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes! Si shihet ky vendim nga ana e KQZ-së?
Aktualitet

Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes! Si shihet ky vendim nga ana e KQZ-së?

5 Korrik, 2025

Musk: Një krizë e re globale po vjen edhe këtë vit
Bota

Musk: Një krizë e re globale po vjen edhe këtë vit

5 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com