InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Sot përkujtohet 114-vjetori i lindjes së shenjtores NËNË TEREZA, sakrifikoi jetën për fëmijët e varfër dhe të sëmurë

26 Gusht, 2024
in Aktualitet
A A
Sot përkujtohet 114-vjetori i lindjes së shenjtores NËNË TEREZA, sakrifikoi jetën për fëmijët e varfër dhe të sëmurë

Sot, më 26 Gusht shënohet 114 vjetori i lindjes së Nënë Terezës, shenjtores shqiptare që kreu bamirësi për të varfrit gjatë gjithë jetës së saj.

Gruaja me mendje dhe zemër të madhe që bëri që një botë e tërë ta dojë. Nënë Tereza u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë.

Më 10 Dhjetor 1979, në Oslo të Norvegjisë, Gonxhe Bojaxhiu u shpall nobeliste, duke u bërë kështu shqiptarja e parë fituese e çmimit më prestigjioz në botë.

Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel në vitin 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte.

Ajo deklaroi: “Jam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.

Atë ditë e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Ka hasur në vështirësi për të folur rrjedhshëm shqip pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente joshqiptare, por ajo kurrë nuk e ka mohuar origjinën e saj.

Ajo ishte nënë kujdestare e 7.500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960.000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë që trajtonte 47.000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3.400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitimë e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve tetëdhjetë.

Pwrveç Çmimit Nobel, Nënë Tereza është nderuar edhe me shumë çmime të tjera të mëdha, si: Çmimi “Pamada Shir” (1962), mirënjohja më e madhe kombëtare indiane; Çmimi “Papa Gjoni XXIII për Paqe” (1971), i pari nga Kisha Katolike, dorëzuar nga vetë Papa Pali VI; Çmimi “Xhon Kenedi” (1971); Çmimi “Nehru”; Çmimi “Nëna e të gjitha nënave” (1973); Çmimi “Medalja e Lirisë” (1985), i cili iu dha nga presidenti amerikan i atëhershëm, Ronald Regan.

Më 28 tetor 1996, Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova e shpalli Nënë Terezën “Qytetare Nderi e Republikës së Kosovës”, ndërsa në të njëjtin vit,  Sali Berisha e nderoi Nënë Terezën me “Urdhrin e Artë të Popullit Shqiptar”.

Të Lidhura

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026
Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset
Aktualitet

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset

28 Prill, 2026
Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026
Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026
Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

TË FUNDIT

Krenar Dunga, më model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026

Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com