InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Neveria

9 Gusht, 2024
in Opinione
A A
Neveria

Nga Luçiano Boçi

Nuk e kam fjalën për Sartrin, sepse në fund të fundit ishte një majtisto-ekzistencialist,  megjithëse Antuan Rokëntën-i i tij (personazhi i romanit Neveria) përjeton një neveri të skajshme ndaj realitetit me të cilin mbështillet, sidomos në raport me baronin aventurier dë Rolëbon, një figurë e ngjashme kjo me aventurierin që drejton Shqipërinë, për të cilin do shkruante historinë, por dhe atë neverinë e drejtuar së brendshmi.

E kam fjalën për atë shijen politike e sociale që të kaplon grykën e pështjellon lëngjet e stomakut dhe mendjes, e cila prodhohet prej vitesh nga proceset zgjedhore në Shqipëri e sidomos nga reagimet para e post zgjedhore mediatike.

Një neveri deri në pështirosje totale.

Himara ishte një akt i disatë brenda një teatri politik e mediatik gjigand kohor, pa qenë akoma një prolog.

Por NEVERIA që ajo prodhoi ishte e tejskajshme.

Ndërsa fotoja e nxënësit Tavo me fletore përpara mentorit politik Ramë, të nesërmen e performancës neveritëse, duke marrë shënime për hallet e miletit, mundi çdo fantazi neveritëse.

Neveria s’paska fund në këtë vend ku burimi kryesor vjen falas nga Kryeminisitria e jo vetëm.

Atë e prekëm kudo.

Gjithçka që u ndërmor për të ekzekutuar vullnetin e  qytetarëve himariotë që zgjodhën si kryebashkiak Belerin, shkaktonte neveri.

Kurthi, djallëzia politike, xhandarizmi i SPAK, arroganca, u bënë një dhe shpërthyen kanalet e zeza të neverisë pa pyetur fare, vetëm e vetëm për të arritur qëllimin e neveritshëm të një individi, i cili kërkonte të vinte me domosdo këmbën e zbathur mbi Himarën.

Shfaqja e neveritshme vazhdoi më tej me figurat që drejtojnë neveritshëm institucionet mjerane të këtij shteti, të cilët pa një pa dy vendosën në mënyrë të neveritshme mbajtjen e një farse zgjedhore për Himarën.

E fushata ishte shpërthimi i neverisë.

Kandidati u urdhërua si ushtar të deportohej në Himarë si fitues i garantuar nga kryeneveria.

Neveritshëm zyrtarët u shkulën nga punët e zyrave e përfunduan duke shantazhuar për të marrë atë votën e neveritshme.

Nuk u kursyen e as paratë dhe as transferimet e as falsifikimet e as ndalimet e neveritshme.

Pa harruar atë patriotizmin fals.

Shteti ynë i neveritshëm donte të fitonte me cdo kusht kundër një kandidati i cili nuk ia njihte forcën neverisë qeverisëse.

Dhe ia arriti neveritshmën.

Pa harruar se e bëri nën marshet neveritëse të mjeteve të propagandës mediatike që krenarisht, pa pasur neveri fare nga neveria, lëpijnë sot për interesa të neveritshme pushtetin e “fitorjet” e tij të mëdha kundër armiqve.

E neveritshëm na e paraqesin hajdutin, si kampion të nderit.

Rezultatin e parapërgatitur, si rastësi.

Grabitjen tradicionale të votës, si zotësi politike.

Farsën si proces.

Dhe vetë neverinë e përshkruajnë si gëzim marramendës.

E tmerrshme se si e gjithë kjo neveri që prodhohet për shkak të kësaj që na rrethon, ka helmuar deri në qelizë politikën, jetën dhe ekzistencën.

Që të shpëtojmë nga e gjithë kjo neveri e detyruar na duhet revolta.

Arsyet e rradhës dhe shkaqet e neverisë, sado të vërteta që janë, brenda situatave neveritse, marrin vetë nota të tilla.

Revolta është zgjidhja!

Të Lidhura

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026
Nga pronarë në “posedues”/Paradoksi i “Paketës së Maleve”
Opinione

Nga pronarë në “posedues”/Paradoksi i “Paketës së Maleve”

6 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Dasma e parë për këtë edicion të pestë të “BBV”, martohen Selin dhe Gimbo
Show Biz

Dasma e parë për këtë edicion të pestë të “BBV”, martohen Selin dhe Gimbo

6 Mars, 2026

Shpëtim Axhami: “Liria fitohet, nuk dhurohet!” – Mesazh për Epopenë e UÇK-së
Aktualitet

Shpëtim Axhami: “Liria fitohet, nuk dhurohet!” – Mesazh për Epopenë e UÇK-së

5 Mars, 2026

Leonel Gjoka –Tingulli i çiftelisë që po ringjall traditën shqiptare
Kulturë

Leonel Gjoka –Tingulli i çiftelisë që po ringjall traditën shqiptare

5 Mars, 2026

Udhëkryqi i reformës zgjedhore/ Mes mosbesimit dhe presionit për ndryshime të thella
Artikuj

Udhëkryqi i reformës zgjedhore/ Mes mosbesimit dhe presionit për ndryshime të thella

5 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com