Nga Agron Prebibaj
Pak ditë më parë Shoqata Atdhetare Dukagjini & Shoqata Nikaj – Mertur, pasi janë njohur me jetën, aktivitetin, veprimtarinë në krijimtari e publicistikë të zotit Prend Ndoja, kanë vëndosur për herë të parë të bëjnë një vëndim së bashku për dhënjen e një titulli nderi.
Ishte poeti, shkrimtari e publicisti Prend Ndoja të cilit me datën 25.07.2024, me nr. vendimi 288/1, kryetarët e dy shoqatave z.Ndue Sanaj & Gjin Progni, i japin titullin më të lartë “Krenaria e Dukagjinit & Nikaj-Merturit”.
Profesori i letërsisë zoti Ndoja, është me origjinë nga Raja – Mërtur, lindur e rritur në Gjakovë, maturanti veprimtar në organizimin e protestave të 1981-ishit, i keqtrajtuari nga policia e Jugusllavisë, por mbështjellja e tij me poezinë e prozën qysh në shkollën e mesme, e bën shpirtin e tij gjithnjë disident, por me përmallje në krijimtari.
Profesori Prend Ndoja, ka disa vite që jeton e punon në Amerikë, Ai është poet, shkrimtar e publicisti shumë i zoti, tashmë pëna që befason në krijmtari.
Urime të mëtjshme!