Pas arrestimit të kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka, dalin detaje të tjera.
Aurel Zarka dyshohet se ka pasur në përdorim disa telefona të enkriptuar ‘Skyecc’.
Ndërkohë nga çkodimi i bisedave në SKY, SPAK ka zbuluar se Zarka ka ndërhyrë në lehtësimin e pozitave për një person të përfshirë në një nga fraksionet e dosjes Toyota Yaris.
Mësohet se në ndihmë të kryeprokurorit Aurel Zarkës ka ardhur ish-oficerja Erjona Dautaj, e cila bashkë me avokatin Radovan Çela, janë ende në kërkim.
Astrit Vladi rezulton kushëri i Elvis Vladit i dënuar për 3.4 mln eurot e gjetura në makinën Toyota Yaris. Zarka dyshohet se për këtë fraksion të dosjes, ku ishin përfshirë kushërinjtë Vladi dhe ka ndërhyrë për të lehtësuar pozitat ligjore të tyre.











