Situata e zjarrit në Shëngjin sa vjen e rëndohet. Flakët po përparojnë me shpejtësi të madhe në një tjetër zonë, ku pranë ka banesa dhe apartamente, e ku janë akomoduar banorë e turistë të shumtë.
Flakët po përhapen me shpejtësi të erës, ndërsa forcat zjarrfikëse janë prej orësh në luftë me flakët në terren. Herë pas here dëgjohen edhe shpërthime në zonë.
Po ashtu flakët po vijojnë të përhapen me shpejtësi të madhe edhe në zonën e rrugës Shëngjin-Velipojë, ndërsa është aktivizuar një tjetër vatër zjarri e re në anën tjetër të malit.
Edhe pse po punohet nga toka dhe ajri, situata mbetet kritike në këtë zonë, ku zjarri po afrohet dhe pranë disa bizneseve e banesave.











