InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Gjeneral Piro Ahmetaj: “VATRA, 112 vjet dielli i shenjtëruar i Shqiptarisë në ShBA”!

30 Prill, 2024
in Opinione
A A
Gjeneral Piro Ahmetaj: “VATRA, 112 vjet dielli i shenjtëruar i Shqiptarisë në ShBA”!

I privilegjuar për ftesën si dhe mundësinë për tu mbledhur/bashkëbiseduar rreth VATRËS së shenjtë Shqiptareme Autoritetet drejtuese, personalitete dhe patriotë mendjehapurnë selinë e saj në New York, ShBA.  

Në pamundësi për të shprehur të gjithë mirënjohjen jo vetëm përmikëpritjen fisnike, para se gjithash për VATRËN, që nëmemorjen e familjes time, besoj edhe të mbarëshqiptarëvembetet si Institucion i shenjtëruar për orientimin Euroatlantik jo vetëm në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në USA, por edhepër lobing-un (Shtepia e Bardhë, Senati, Kongresi dhe DASh), përpjekjet si dhe kontrubutet elitare për zhvillimin e interesavembarëkombëtare. 

Prandaj në këtë datë-ngjarje të historisë kombëtare (112 vjetori), përulemi ndaj themeluesve, dy ikonave mëndjendritur Noli dheKonica si dhe të shprehim nderimin më të thellë përkontributorët me peshë, një liste të gjatë patriotësh mendjehapurtë mbledhur rreth misionit kombëtar të VATRËS; 

Me këtë rast përsëris publikisht konsideratat më të larta përvizionin Euroatlantik, përulësinë fisnike, përkushtiminshembullor si dhe përpjekjet gjithëpërfshirëse të Kryetarit, ZotitElmi Berisha, sekretarit Dr. Pashko Camaj, kryetari i degës sëVatrës në Queens Dr.Skënder Murtezani, si dhe ndaj Editorit tëgazetës Dielli, z. Sokol Paja. 

Nga ana tjetër, në “kapacitetin e Ekspertit të SigurisëKombëtare, Rajonit dhe NATO-s” në vijim mund/do të gjeni njëpërmbledhje jo vetëm mbi impresionet personale por rrethrrethanave historike, misionit, përpjekjeve, vlerave, kontributevepërgjatë 112 viteve si dhe tre rekomandime vllazërore për ta mbajtur të ndezuar në shekuj jo vetem në ShBA dritën e shënjtëruar të VATRËS.   

***

Siç besoj është e mirënjohur në mbarëshqiptarinë, FederataPanshqiptare VATRA është themeluar në 28 Prill1912. Misioni i VATRËS në 112 vjet mbetet: “garantimin e tëdrejtave të shqiptarëve në SHBA, si edhe lobimi nëWashingtonin zyrtar për njohjen, mbrojtjen, promovimin dhezhvillimin e interesave mbarëKombëtare”.

Takimi i parë që i bashkoi pothuaj të gjitha shoqatat e shqiptarëve në USA, për të themeluar një federatë të vetme(VATRA) u zhvillua pothuaj një vitë para pavarësisë (në 24 dhjetor 1911) në Boston, ku mori pjesë edhe shoqata me “Besa-Besën”. Në këtë takim ishin të pranishëm patriotët: FaikKonica, Fan Noli, Kristo Floqi, Marko Adams, Paskal Aleksidhe Vait Mira . 

Përpjekjet dhe takimet vijuan deri në datën 28 prill 1912, datëkur VATRA u regjistrua, pra që shënon edhe datën zyrtare tëthemelimit të saj. Në proçes-verbalin e takimit thuhet: “Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra u themelua prejShoqërive “Besa-Besën”, “”Flamuri i Krujës”, “ShoqërisëKombëtare”, “Mirëbërësja” dhe “Skënderbeu”, ndërsashoqatat “Dallëndyshja” dhe “Malli i Mëmëdheut” nuk ishin tëpranishme por konfirmuan anëtarësinë e tyre në këtëfederatë/Vatra. 

Në këtë takim historik, u ngrit një bord i përkohshëm me patriot të shquar që mbeten të skalitur edhe si bashkë-themelues nëmemorjen institucionale të VATRËS, si: Fan S. Noli, LlambiÇikozi, Faik Konica, Kristo Floqi, Elia Tromara, Naum Cere, Kosta Kota. Kostandin Çekrezi si dhe vëllezërit Paninga Dardha. Ndërsa drejtues të gazetës Dielli (nga Fan Noli në15 shkurt 1909)  ishin Kristo Kirka, Paskal Aleksi, Elia Tromara, Kosta Vasili dhe Paskal Aleksi. 

Duke konsideruar konfuzionin dhe vakumin politik në Shqipërigjatë Luftës së I-rë Botërore, VATRA funksionoi në formën e njëqeverie shqiptare në mërgim. Në këto momente kritike përkombin, VATRA delegoi/dërgoi Nolin e madh dhe Konicënmendjendritur në Europë për të avokatuar dhe mbrojtur interesatkombëtare të Shqipërisë. Ata qëndruan në Europë derisa luftapërfundoi, ndërsa në këtë periudhë VATRËN e drejtoi patrioti imirënjohur, Z. Kol Tromara.

Gjatë këtyre viteve me trazira, VATRA shkëlqeu me fushatënlobuese gjatë Konferencës së Paqes në Paris në 1919, dukeinfluencuar vendimin e delegacionit amerikan. Patrioti KristoDako iu bashkua delegacionit në 1919, ndërsa MihalTurtulli dhe Mehmet Konica u aktivizuan në negociatat me Italianët për krijimin e qeverisë provizore shqiptare si dhepërgatitën Kongresin e 1918-s. Po ashtu, në dhjetor 1918, Vatrambajti fushatën për mbledhjen e fondeve në mbështetje tëdelegacionit në Konferencën e Paqes, kur shqiptarët në SHBA mblidhën rreth 150.000 dollarë. 

Janë të skalitura në memorjen e historisë kombëtare mbështetjakritike në luftën e Vlorës 1920 kundër pushtuesve Italianë (reth300 paqtriot-luftëtarë nga VATRA u vunë nën komandën e mikuttë Nolit, Baba Ahmet Turanit) si dhe pavarësisht oponencës me mbretërinë apo qasjes së Partisë Komuniste, Vatrabët kontribuanedhe në luftën për çlirimin  nga okupatoret nazi-fashist.  

Mbas vendosjes së regjimit Hoxhës, VATRA e shqiptarëve nëUSA u kthye në një tempull shprese për kundërshtarët e regjimit, të afërmit e tyre dhe mbarëshqiptarët. Gjenden në arkivat e DASh/CIA, përpjekjet dhe sakrificat e VATRËS dhe shqiptarëvenë USA për shkëputjen nga blloku Stalinist, rrëzimin e regjimitsi dhe orientimin e Shqiptarisë në kampin e vleraveeuroatlantike. 

Për këdo të interesuar, mund të gjejë informacione/provazyrtare (tashmë të de-klasifikuara) dhe të përmbledhuramjeshtërisht në librin e z. Albert Lulushi “Operation Valuable Friend = the CIA’s First Paramilitary Strike against Iron Curtain”, të cilat provojnë përpjekjet e VATRA-s nëbashkëpunim me ShBA-të për të rrëzuar regjimin komunist sidhe ndryshuar rreshtimin gjeopolitik të kombit Shqiptar. 

Në vitet 1990, VATRA dhe zëri Amerikës u shndërruan nëoksigjen shprese të levizjes demokratike të vendit që për 45 vjetishte vrarë, burgosur, varfëruar dhe rraskapitur nga regjimikomunist. Ndërsa nuk mund të lëmë pa përmendur edhe vitin1999, kur grumbullimet në Washington, New York, etj, praflamuri kombëtar, zëri dhe kontributet e VATRËS për çliriminnga pushtimi gjakatar i Millosheviçit do mbeten përjetësisht tëskalitura në memorjen e CNN si dhe historisë së mirënjohjes sëkombit Shqiptar. 

***

Në pamundësi për të përmendur kontributet e jashtëzakonshmenë 112 vite, sigurisht mund të themi që në 112 vjet, VATRA mbetet organizimi më gjithëpërfshirës (mbarëkombëtar) dhe me jetëgjatë i shqiptarëve në të dyja anët e atlantikut dhe mbarëkombin shqiptar. Kështu kontributi i Vartës në dobi të mbrojtjes, lobimit dhe promovimit të interesave kombëtare e ka kthyerVATRËN në një tempull të shentëruar tënacionalizmit, patriotizmit dhe shpresës së mbarëshqiptarëve. 

Në shtesë, nuk mund të mos e përmendim, (sigurisht me keqardhje) që krahas imazhit, përpjekjeve dhe arritjeve, përgjatëhistorisë 112 vjeçare, veçanërisht pas viteve 1990, ka paturproblematika, ndasi dhe kundërshti, deri përleshje të padenja(demostrim i dhunshëm para godinës së shenjtë të Vatrës në blv. Bronx, NY) duke transferuar edhe në New York, etj klimën dheparanojat egocentrike, sekserët si dhe konfliktualitetin politik tëTiranës, Prishtinës, etj për sa orientimin, qasjen dhe drejtimin e VATRËS. 

Nuk kam kurrësësi dëshirë dhe sigurisht asnjë tagër/status tëpërfshihen në këtë debat, por vetëm në përulje ndaj imazhit tëshenjtëruar të VATRËS, j’u bëj thirrje vëllazërore arsyesfisnike për tu ulur në gjunjë para flamurit dhe interesavekombëtare si dhe menaxhuar mosmarrëveshjet, apo qofshinkundërshtitë vetëm me mekanizma demokratike, në krye të sëcilave mbetet vota. Kjo pasi siç të gjithë besoj ta dimë, VOTAishte ilaçi që i bashkoi kundërshtitë (në ndonje rast deriekstreme) të Nolit të Shenjtë dhe Konicës mëndjendritur. 

Thënë këtë, besoj edhe më fortë se përtej rreshtimeve apokundërshtive politike (=VATRA u krijua si organizatë jo-politike, ndërsa kujtojmë se Noli dhe Konica kishin pothuajkatërciprisht të kundërt në pikpamjet politike) që mund edhe tëketë dhe që mundet t’ju ndajnë, mbeten ende 1001 arsye tëforta që ju/na bashkojnë rreth interesave të mbarë-shqiptarëve si dhe perspektivës Euroatlantike të dy shtetevesovrane (RSh dhe R.Kosovës) si dhe kombit tonë tëbekuar. Historia na ka mësuar se nga urrejtja për njëri tjetrin osekemi dalë të gjithë të humbur ose nuk na ka çuar asgjëkundi, ndërsa mbetet shumë për të bëre me dashuri për ardhmërinë e kombit tonë të përbashkët.

***

Për ta përmbyllur, në kapacitetin e një ndër ekspertëve me eksperiencë, besoj më shumë se modeste në proçesin e reformave në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare si dheudhëtimin drejt/pas anëtarësimit në NATO, do të dëshiroja tëadresoja edhe tre keshilla vllazërore për Drejtuesit, Protagonistët si dhe gjithë VATRA-nët:

Këshilla nr. 1:  duke ruajtur mesazhin e rilindasit Pashko Vasa, të mishëruar në misionin e VATRËS: “Feja (+Partia nga kykontekst) e Shqiptarit është Shqiptaria”, mbetet domosdoshmërikritike për ta përditësuar, transformuar, ose me mirëmodernizuar konceptin, qasjen, statusin zyrtar, strukturën e organizimit, vendimarrjen, metodologjinë e angazhimeve si dhecilësinë e përfaqësimit të Shqiptarëve dhe të lobimit interesavekombëtare në USA. 

Ndërsa për këdo që mendon, që sigurisht ka ambicie dhe mundtë ketë edhe një projekt ndryshe, zgjidhjen e gjen në kombin qëmbetet model i lirisë (USA) dhe simbol i demokracisë në mbarëbotën. Pra zgjidhjen e gjen vetem te vota e lirë. Me fjalë të tjeratë përballen/t me VOTË për t’u bërë shumicë, pra ose të marrëpërgjegjësite e drejtimit ose integrohet me integritet dhe vlerakomplementare në projektet për zhvillimin dhe modernizimin e VATRES. Zgjidhje tjetër më të mirë nuk ka gjetur gjerëzimi, SHBA/BE dhe shoqëritë demokratike deri më sot për tëtejkaluar mosmarrëveshjet në lidhje me sipërmarrjet me peshëkombëtare. 

Këshilla nr. 2: Institucionalizimin e përpjekjeve të VATRËS duke nënshkruar Marrëveshje Mirëbesimi (MoU) me respektivisht të gjitha institucionet shtetërore përgjegjëse nëTiranë Prishtinë, Shkup, Podgoricë si dhe faktorët shqiptarë nëPreshevë dhe Medvegjë. 

Këshilla nr. 3:  Ngritja e një bordi të urtësh ose të mënçurish(Wise Group) me personalitete të spikatura, gjithëpërfshirëse,mundësisht sa më të gjithëpranuar në mbarë-Kombin, si njëmekanizëm që kurrësesi nuk rivalizon dhe as dublikon, porvetëm do të këshillojë dhe komplementojë përpjekjet lobuese tëAutoriteteve drejtuese të VATRËS në Washington si dherespektivisht kryeqytetet e Shqiptarisë. 

Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që jetojnë, mirënjohje mbarëkombëtare për VATRËN e shenjtë si dhe partneritetin strategjikme ShBA dhe NATO-n.

* Autori, Gjeneral ® Piro Ahmetaj: 

Ekspert për SK, Rajonin dhe NATO-n, 

Zv/President i Këshillit Atlantikut, & ish:

Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD,

Këshilltar i Presidentit, Zv/ShShPFA, 

Përfaqësues Ushtarak në SHAPE/NATO. 

Të Lidhura

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026
Nga pronarë në “posedues”/Paradoksi i “Paketës së Maleve”
Opinione

Nga pronarë në “posedues”/Paradoksi i “Paketës së Maleve”

6 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Konflikti në Lindjen e Mesme, Ambasada Amerikane në Tiranë mesazh për shtetasit e saj: Qëndroni të sigurt
Aktualitet

Konflikti në Lindjen e Mesme, Ambasada Amerikane në Tiranë mesazh për shtetasit e saj: Qëndroni të sigurt

9 Mars, 2026

Horoskopi për ditën e hënë, 9 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e hënë, 9 mars 2026

9 Mars, 2026

Momente që prekin zemrën/Eduart Ndocaj uron nënën e tij për 8 Mars me fjalë plot dashuri dhe mirënjohje
Aktualitet

Momente që prekin zemrën/Eduart Ndocaj uron nënën e tij për 8 Mars me fjalë plot dashuri dhe mirënjohje

8 Mars, 2026

Arian Ndoja: Zgjedhja e Adrian Gashit në krye të PD Durrës, hap i rëndësishëm për bashkimin dhe fitoren e degës
Aktualitet

Arian Ndoja: Zgjedhja e Adrian Gashit në krye të PD Durrës, hap i rëndësishëm për bashkimin dhe fitoren e degës

8 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com