Dita e 7 Prillit e vitit 1939, e Premtja e zezë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Rezistenca e organizuar shtetërore, nën drejtimin e Mbretit Zog, ndaj pushtimit fashist nderoi kombin tonë. Me armë në dorë u pritën pushtuesit italianë në Durrës, Vlorë, në Shëngjin, në Lezhë, në Shkodër, etj.
Gjaku italian u derdh në tokë shqiptare nga bijtë e shqipes, nga forcat e armatosura shtetërore drejtuar nga gjeneral Abaz Kupi, si komomdant i ngarkuar për drejtimin e luftës kundër pushtuesit nga Mbretit Zog I.
Nga Komandant i Përgjithshëm i Rojes Mbretërore Kufitare kolonel Sami Koka, e shumë të tjerë si komandant Mujo Ulqinakut dhe qindra forca të tjera të ushtrisë dhe xhandarmarisë mbretërore.
A pati rezistencë zyrtare shtetërore të organizuar me 7 Prill 1939.
Absolutisht, po dhe po!
Pasi Mbreti Zog kishte refuzuar çdo marrëveshje afruar prej palës italiane, që binte në kundershtim me interesat tona kombëtare, dhe sulmi italian u bë i pashmangshēm, Mbreti Zog dhe qeveria shqiptare në çdo minutë e sekondë ishin të impenjuar dhe shqetësuar maksimalisht për zgjidhjen e kësaj situate dhe marrjen e masave mbrojtëse.
Urdhëri i operacionit për të mbrojtur bregun shqiptar, në rast të përpjekjes italiane për zbarkim, iu dërgua më 5 prill 1939 Komandës së Batalionit 1 të Rojes Mbretërore të Kufirit në Durrës, Komandës së Batalionit 2 në Shkodër, Komandës së Batalionit 6 në Gjirokastër dhe Komandës së Kompanisë të Rojes Mbretërore të Kufirit në Zogaj.
Këto dokument janë në arkivin e Shtetit dhe historianët janë në dijeni, disa prej tyre, më objektivët, kanë vazhduar edhe publikimin e tyre.
Sipas planit mbrojtës, vija bregdetare dhe territoriale nga mendohej të vinte sulmi ndahej në katër zona, por në Durrës, i cili ishte porti më i madh, dhe nga ku pritej zbarkimi kryesor i forcave italiane, Mbreti Zog emëroj si komondant operativ mbrotje major Abas Kupin.
Abaz Kupi
Ja si shkruan vetë Abaz Kupi për rezistencën e 7 Prillit 1939:
“Kur anijet e armikut arritën pranë molos, i lashë fashistët të zbrisnin në tokë, madje dhe të na afroheshin nja 200 metra. Atëherë dhashë urdhër që të hapej zjarr kundër tyre. Kështu, në ora 4 të mëngjesit kishte filluar një betejë e vërtetë. Gjatë këtyre luftimeve, të tre sulmet e tyre të njëpasnjëshme i zmbrapsëm, duke i detyruar agresorët që të ktheheshin e të futeshin sërish nëpër anijet e tyre.
Gjatë sulmit të katërt, armiku, duke vënë në përdorim të gjithë mjetet dhe forcat e tij luftarake që dispononte, u përqendrua në një sulm të përgjithshëm kundër krahut tonë të djathtë. Në këtë mes, ne, duke mos i pasur mjetet e nevojshme gjatë 6 orë luftimesh të përgjakshme dhe të pandërprera, qemë të detyruar që të tërhiqeshim”.
Kështu ka ndodhur, jo vetëm në Durrës, po edhe në Vlorë e Sarandë, dhe pati shumë të vrarë e të plagosur nga të dy krahët, edhe pse propaganda fashiste e minimizoi rezistencën shqiptare.�Qartësisht për planin e mbrotjes dhe rezistencën shtetërore të 7 Prillit flet edhe urdhëri i Komandantit të Përgjithshëm i Rojes Mbretërore të Kufirit, tenent kolonel Sami Koka, dokument i cili gjendet në AQSH. Plani u zbatuar për aq sa ishin kushtet e Mbrojtjes kufitare, duke lënë shumë të vrarë në palën italiane.
Koloneli Koka i cili mbrojti kufirin e Shqipërisë nga pushtuesit fashistë më 7 prill 1939 në Gjyqin Special të 13 prillit 1945 u dënua me 30 vjet burg.
Siç shihet me fakte e dokumente, qartë shkurtimisht edhe për sa më sipër, përballë një fuqie ushtarake botërore u bë një rezistencë e organizuar shtetërore nga një vend si Shqipëria.
Kjo rezistencë u bë me shpirt atdhetar nën drejtimin e Mbretit Zog, për këtë flet edhe vetë thirrja e Tij në Radio Tirana, u bë prej shqiptarëve atdhetar nacionalist e jo prej bolshevikëve komunist që asaj kohe as që ju dëgjohej emri.
Pavarsisht se Italia ishte një nga shtetet më të militarizuara të kohës dhe Shqipëria e atyre viteve ishte me rreth 800.000 banorë e pamundur për t`i bënte ballë një agresori të tillë, pushtuesi u prit me armë e luftë të organizuar.
Në pushtimin e Shqipërisë më 7 prill 1939, thuhet se morën pjesë mbi 20.000 ushtarë italianë, të shoqëruar me 64 topa, 860 automjete, rreth 400 aeroplanë, 300 tanke të lehtë dhe 12 anije lufte.�Shumë luftëtarë, kur Shqipëria u sulmua pabesusht nga Italia fashiste me 7 Prill 1939 ranë heroikisht dëshmorë në betejë e sipër. Këta ishin dëshmorët e parë të atdheut, nacionalist antifashist jo komunist, por edhe deshmorët e parē europian në luftën kunder fashizmit.
Në radhët e pushtuesve flitet për shumë të vrarë e dëme në mjete.
Prof. Berndt Fischer
Prof. Berndt Fischer, në librin “Shqipëria në luftë 1939-1945” , botim i vitit 1999, shkruan:
“…Më 7 prill 1939, rreth 22 000 ushtarë të mbështetun me afërsisht 400 aeroplana lufte, 300 tanke të lehta dhe disa duzina luftanijesh, sulmuan Durrësin, Vlorën, Shëngjinin dhe Sarandën… Xhandarmëria e Durrësit, nën drejtimin e komandantit Abaz Kupi, megjithëse nën presion të madh numerik dhe e paisun vetëm me nga 50 fishekë, zmbrapsi me sukses sulmet e para… Kupi dhe luftëtarët e tij u mundën vetëm nga numri i madh (italian) dhe mbasi i shkaktuan nji numër të konsiderueshëm viktimash, u tërhoqën në qytet… Luftimet në qytetin e Durrësit zgjatën dy-tre orë. Simbas tregimeve të vendësve, në Durrës u vranë rreth 400 italianë. Italianet raportuan vetëm 12 të vramë gjatë gjithë invazionit…. Sipas Fischer, kryekëshilltari i ministrit fashist G. Ciano, Filippo Anfuso, ka deklaruar: “Sikur shqiptarët të kishin pasur një brigadë të armatosun mirë, do të na kishin hedhë në Adriatik”.
Në këtë luftë ranë heroikisht shumë dëshmorë si Mujo Ulqinaku e të tjerë (regjistruar e faktuar). Me armë në dorë u pritën pushtuesit edhe në Vlorë, në Shëngjin, në Lezhë, në Shkodër, te Ura e Bahçallëkut etj.
Mbreti Zog qeveria shqiptare morën masa me anën e përfaqësuesit shqiptarë në Lidhjen e Kombeve ku denoncuan agresionin italian, duke e konsideruar Shqipërinë si viktimë të Boshtit nazi-fashist.�Në këto kushte, pse edhe pas një rezistence të madhe Shqipëria ra nën pushtimin fashist.
Mbreti dhe qeveria shqiptare u detyruan të largoheshin për në egzil për të ushtruar nga atje të drejtën e tyre drejtuese shtetërore pa u shkëputur për asnjë çast nga problemet në Shqipëri.
Largimi i Mbretit Zog mbetet i justifikuar!
Sipas burimeve dhe dokumenteve të sigurta të kohës dëshira e Tij nuk ishte për t’u larguar.
Largimi i detyruar i Tij, bërë me vendim të Asamblesë Kombëtare, është në mëngjezin e 10 Prillit 1939, pas qendresës antifashiste, dhe jo me 7 Prill si edhe shpifet qëllimisht. Provesverbalet e këtyre mbledhjeve dhe vendimet, që përshkruhen nga shumë dëshmitarë e protagonistë, ende nuk dihet se ku janë. Këto proçes-verbale mundet të jenë zhdukur qëllimisht pas 1944-s, për të kompromentuar figurën e Mbretit Zog.
Largimi i Mbretit Zog nuk ishte rast unikal, të gjithë mbretërit e vendeve fqinjë kanë vepruar njësoj.�Mbretit Zog i’u sygjerua dhe ju kërkua largimi i Tij, kjo si domosdoshmëri për të siguruar integritetin territorial kombëtare në vazhdimësi, pasi moslargimi i Tij, kapja rob e Tij, por edhe egzekutimi i mundshëm do tē sillnin pasoja të rënda për Shqipërinë deri tek humbja e inegritetit territorial duke e ndare atë mes vendeve fqinje.
Lufta italo-greke, nëpërmjet territorit shqiptarë, me praninë e Mbretit në vend do të i acaronte akoma më tepër marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, duke futur këtu edhe Ligjin e Luftës të palës greke.�Kapja e Mbretit mund të bënte nënshkrimin e gjërave jasht vullnetit personal të Tij, falë kësaj Shqipëria mbeti i vetmi vend që nuk ka nënshkruar akt kapitullimi me pushtuesit fashistë.
Sido, data 7 Prill 1939 e gjeti Shqipërinë pa komunizëm, e prandaj rezistenca u bë e organizuar zyrtarisht e prej forcave të xhandarmarisë mbretërore dhe nacionalistëve atdhetar shqiptar.
7 Prilli i 1939 mbetet dita më e zezë për Shqipërinë e për shqiptarët, sepse ajo i hapi rrugën pushtimit të mëvonshëm komunist dhe largimin jo të ligjshëm të sistemit qeverisës mbretëror.
Historia duhet të shkruhet drejt. Historianët dhe kushdo që di e ka diçka për të thënë në lidhje me rezistencën e 7 Prillit nuk duhet të rrinë urtë, por duhet të shkruajnë ashtu si duhet mbi këto fakte që e lartësojnë kombin tonë.
“ATDHEU MBI TË GJITHA”🇦🇱