InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Pse Kate nuk po kthehet në shtëpi pas operacionit?

25 Janar, 2024
in InfoPress, Lifestyle
A A
Pse Kate nuk po kthehet në shtëpi pas operacionit?

Një javë pas operacionit të vështirë abdominal të cilit iu nënshtrua Kate Middleton, skenarët për gjendjen shëndetësore të Princeshës së Uellsit nuk po ndalen, duke qenë se ajo ende nuk është në gjendjen optimale për tu kthyer në shtëpi.

 

Kate mbetet në spital pas operacionit të kryer të më 16 janar dhe do të kalojë muajt e ardhshëm duke u rikuperuar ndërsa kthimi i saj në detyrat mbretërore nuk pritet të ndodhë para Pashkëve.

Në fakt, sipas raportimeve, ajo do të punojë edhe nga shtrati, sapo të ndihet më mirë, pasi askush brenda familjes mbretërore nuk mund të ngarkohet me pjesën e saj të punës për llogari të pallatit.

Shëndeti i Kate mbetet një sekret i ruajtur nga afër, me Pallatin Buckingham që i është dashur të sqarojë nëse ka apo jo lidhje me kancerin.

Pse Kate nuk mund të kthehet në shtëpi?

Kate Middleton thuhet se ende nuk është në gjendje të kthehet në shtëpi. Duke folur për operacionin e saj, një mjek la të kuptohet se shtëpia e saj nuk është e përshtatshme për rikuperimin e Princeshës dhe çfarë do t’i nevojitet pas një operacioni të tillë.

Princesha e Uellsit do të qëndrojë në spital për rreth 10 deri në 14 ditë përpara se të kthehet në Adelaide Cottage të Windsor.

Robert Hardman, i cili shkroi biografinë e publikuar së fundmi të Mbretit Charles III, foli për Fox News Digital dhe vuri në dukje se është e pazakontë që anëtarët e familjes mbretërore të japin detaje për shëndetin e tyre.

Ndërkohë, Mbreti Charles duket se është shqetësuar për gjendjen e Kate. Robert Hardman pohoi se nga informacionet që burimet e tij brenda Pallatit mbretëror kanë, thuhet se Charles nuk e fsheh shqetësimin e tij për bashkëshorten e të birit.

Mbreti dëshiron që Kate Middleton të heq dorë nga detyrat mbretërore në muajt e ardhshëm, në mënyrë që rikuperimi i saj të bëhet gradual.

“Ai është një fans i madh i saj. Ai shqetësohet më shumë se kushdo, përveç Princit William, për të. Ajo është në formë, është e re dhe do të jetë jashtë detyrës për tre muaj. Nuk mendoj se ka njeri që dëshiron të bëjë ndonjë lloj presioni ndaj saj”, tha ai, sipas Birmingham Mail.

Ndërkohë, një ish-paciente që ka kryer operacionin abdominal në të njëjtin spital privat ku ndodhet Princesha e Uellsit ka thënë se procedura “është pak e frikshme në fillim”.

“Kate Middleton është në duar të sigurta në Klinikën e Londrës. Ishte një eksperiencë shumë e mirë. Kirurgët më të mirë janë në këtë klinikë të veçantë dhe janë liderë në fushën e tyre si në kërkime ashtu edhe në kirurgji. Kisha një kirurg të shkëlqyer, gjithçka ishte shumë efikase. Isha në sallën e operacionit dy orë”, thotë ish-pacientja për revistën People.

Klinika private ku Kate po trajtohet është spitali më i madh i pavarur, privat në Mbretërinë e Bashkuar, i përshtatshëm për mbi 155 operacione të ndryshme.

“Infermierët janë thjesht të jashtëzakonshëm dhe kujdesen për nevojat e pacientëve. Spitali ka staf shumë të mirë dhe të gjithë janë të ditur, të ndjeshëm dhe të kujdesshëm. Fizioterapistët janë të mrekullueshëm për t’ju ndihmuar të rikuperoni dhe të ngriheni përsëri në këmbë. Pas operacionit abdominal, duhet shumë durim dhe në fillim është pak e frikshme”, ka rrëfyer më tej ish-pacientja.

Burimet e Pallatit i thanë People se Princesha Kate “po kalon mirë” pas operacionit të suksesshëm, ndërsa Princi William u pa duke u larguar prej aty të enjten e kaluar dhe pritet të pezullojë disa angazhime për të mbështetur familjen e tij gjatë kësaj kohe dhe të jetë pranë tre fëmijëve të tyre, George, Charlotte dhe Louis

Të Lidhura

14 Shkurti po vjen, disa ide se çfarë të shmangni dhe çfarë të zgjidhni këtë vit
Lifestyle

14 Shkurti po vjen, disa ide se çfarë të shmangni dhe çfarë të zgjidhni këtë vit

9 Shkurt, 2026
Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet
Lifestyle

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

5 Shkurt, 2026
Arsyeja e vërtetë pse njerëzit duhet të puthen në mesnatën e Vitit të Ri
Lifestyle

Arsyeja e vërtetë pse njerëzit duhet të puthen në mesnatën e Vitit të Ri

3 Janar, 2026
EKSKLUZIVE: Letër prekëse për Krishtlindje – Parashqevi Simaku surprizohet nga djali i saj, Luke (FOTO
Lifestyle

EKSKLUZIVE: Letër prekëse për Krishtlindje – Parashqevi Simaku surprizohet nga djali i saj, Luke (FOTO

26 Dhjetor, 2025
Ja pse është e domosdoshme pastrimi i bimëve në shtëpi
Lifestyle

Ja pse është e domosdoshme pastrimi i bimëve në shtëpi

25 Dhjetor, 2025
Studimi: Çiftet me dhoma të ndara janë më të lumtur
Lifestyle

Studimi: Çiftet me dhoma të ndara janë më të lumtur

18 Dhjetor, 2025

TË FUNDIT

Digjet një apartament në Gjirokastër, ndërhyjnë tre mjete zjarrfikëse
Aktualitet

Digjet një apartament në Gjirokastër, ndërhyjnë tre mjete zjarrfikëse

14 Mars, 2026

Ditë Vere mes gjelbërimit: Parku i Viroit destinacioni i preferuar i qytetarëve
Aktualitet

Ditë Vere mes gjelbërimit: Parku i Viroit destinacioni i preferuar i qytetarëve

14 Mars, 2026

Parku i Viroit mbushet me vizitorë për festimin e Dita e Verës
Aktualitet

Parku i Viroit mbushet me vizitorë për festimin e Dita e Verës

14 Mars, 2026

Sot ‘Dita e Verës’. Gjithçka rreth festës që bashkon të gjithë shqiptarët!
Aktualitet

Sot ‘Dita e Verës’. Gjithçka rreth festës që bashkon të gjithë shqiptarët!

14 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com