Të shkruash për njerëzit e thjeshtë, për njerëzit që dijet që kanë përfituar në shkollë kërkojnë ti shfrytëzojnë në dobi të shëndetit të njerëzve. Ndoshta me të drejtë shumë kush mund të thotë se vitet e fundit humanizmi në shëndetësi ka humbur, nuk ekziston. Krejt ndryshe mendoi unë. Kur ke përballë mjekun e talentuar, kirurgun Leon Shpataraku
Përvoja e gjatë, përballja me një mori sëmundjesh të ndryshme, ndoshta edhe nga më të rrallat e bëri kështu të njohur doktor Leonin edhe ndaj kolegëve të tij si njeri e mjek që sfidon e fiton mbi të keqen.
Për t’i shprehur mirënjohjen si shprehja më e bukur e karakterit të njeriut, hodha disa rreshta për profilin e tij në websitin e një portali të njohur, pa e ditur që pas atij statusi do të vërshonin mijëra falenderime për të.
Në kohët që jetojmë kemi nevojë për njerëz të mirë të mençur, vizionarë që të nderojnë jo vetëm një punë ku marrin një rrogë mujore, po shumë më tepër. Kohët që po jetojmë na bëjnë që ta kthejmë dhe më shumë syrin nga mjeku, nga humanizmi i tij.
Respekte Leon Shpataraku!