InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Të ndryshme

Nga Denada Dapellari: Mjekët tanë jo vetëm heronj, por dhe krenari kombëtare! (Një mirënjohje modeste për doktor Arben Beqirin).

4 Dhjetor, 2023
in Të ndryshme
A A
Nga Denada Dapellari: Mjekët tanë jo vetëm heronj, por dhe krenari kombëtare! (Një mirënjohje modeste për doktor Arben Beqirin).

Nga Denada DAPELLARI

Përmes disa miqve të mi apo dhe ish-studentëve të mjekësisë kisha dëgjuar për Doktor Arben Beqirin,  por kurrë nuk e mendoja se një ditë do isha paciente e tij.

Sigurisht që në raste të tilla, kur ndjejmë një shqetësim shëndetësor, priremi për të shkuar tek mjeku që ka gdhendur emrin e tij të artë në fushën dhe specialitetin përkatës. Kështu më ndodhi dhe mua, ndaj dhe desha të shkruaj këtë letër për ti bërë atij një falënderim publik.

Para ca ditësh, u gjenda befas në dyert e QSUT-së “Nënë Tereza“, në një krizë shëndetësore që kërkonte ndërhyrje kirurgjikale, dhe menjëherë na u gjend kirurgu Arben Beqiri, i cili me karakterin e tij njerëzor dhe gatishmërinë për të shërbyer devotshëm mori përsipër trajtimin dhe ndjekjen e rastit tim.

I qetë, me një zë shpresëdhënës, i komunikueshëm, i kulturuar, dhe shpirtmirë,   doktor Arbeni mblodhi stafin dhe mori menjëherë masat e duhura për të realizuar ndërhyrjen.

Doktori Arbeni duhet të jetë një shembull  i etikës së komunikimit ndaj pacientit, kodi që ky mjek ka zgjedhur të ketë me pacientët e vet ka ndikuar shumë në punën e tij profesionale si mjek, duke u pasuar sukses pas suksesi, duke u kthyer në mit, në një ikonë të vërtetë ku  të mjekësisë shqiptare, imazhi i duhur i saj, i vlerësuar  dhe i nderuar brenda dhe jashtë vendit, ai me vlerat qe e karakterizojnë nuk harron asnjëherë që përkushtimi, dashuria, kujdesia, nuk duhet ndalur  kurrë për pacientët, pasi për këtë arsye ai jeton,  për të shpëtuar jetët e njerëzve në nevojë.

Ai  kurrë nuk ka reshtur së qëndruari pranë pacientit, ndoshta duke marrë dhe kohë nga koha e tij e  çmuar që mund të kalonte me familjen e tij. Pikërisht këto detaje e bëjnë doktorin të jetë identiteti i vërtetë i QSUT-së, dhe idhulli I brezave të rinj që aspirojnë të bëhen mjekë kirurg.

Një model ndoshta jo i zakonshëm  në vatrën e sistemit kirurgjikal ne Shqipëri, ku gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale  të doktor Arbenit, spikat qetësia që ai ka. Sikur edhe pesë apo më shumë orë të zgjasë operacioni bie në sy heshtja e tij, që nuk nxjerr nga goja qoftë dhe një fjalë te vetme, duke qenë i përqendruar, por  që kuptohet shumë mirë me mimikën e tij të fytyrës me sy me infermierët dhe asistentët e tij në sallë.

E pra, ne duhet të krenohemi që Shqipëria mbart të tillë njerëz të cilët  kanë çfarë të transmetojnë nëpërmjet vlerave të tyre njerëzore dhe profesionale.

Këto fjalë zemre janë në shenjë mirënjohje për mjekun Arben Beqiri, i cili përmes përkushtimit dhe profesionalzimit të tij bëri që unë ta kaloja sa më lehtë ndërhyrjen kirurgjikale.

Faleminderit dhe mirënjohje, doktor Beni!

 

Të Lidhura

Rrok Dodaj, Kryetar i Bashkisë Pukë: Puna, vizioni dhe angazhimi ynë për një Pukë më të zhvilluar
Të ndryshme

Rrok Dodaj, Kryetar i Bashkisë Pukë: Puna, vizioni dhe angazhimi ynë për një Pukë më të zhvilluar

10 Gusht, 2025
A janë bisedat tuaja me ChatGPT vërtet private? Sam Altman paralajmëron për rrezikun
Të ndryshme

A janë bisedat tuaja me ChatGPT vërtet private? Sam Altman paralajmëron për rrezikun

31 Korrik, 2025
Jeni gati për plazh? Rriten temperaturat, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme
Të ndryshme

Jeni gati për plazh? Rriten temperaturat, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme

12 Korrik, 2025
Ne mund të jemi brezi i fundit që shohim të fluturojnë xixëllonjat
Të ndryshme

Ne mund të jemi brezi i fundit që shohim të fluturojnë xixëllonjat

12 Qershor, 2025
IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!
Të ndryshme

IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!

7 Qershor, 2025
Zbulohet LETRA e Nënë Terezës në shqip e shkruar me dorë. Ndodhet në Arkivin Qëndror dhe mban datën 29 Tetor 1989!
Të ndryshme

Zbulohet LETRA e Nënë Terezës në shqip e shkruar me dorë. Ndodhet në Arkivin Qëndror dhe mban datën 29 Tetor 1989!

3 Qershor, 2025

TË FUNDIT

Tirana rrethohet nga zjarret
Aktualitet

Tirana rrethohet nga zjarret

12 Gusht, 2025

37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën 3 muajshe dhe vetëvritet!
Bota

37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën 3 muajshe dhe vetëvritet!

12 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e martë 12 Gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 12 Gusht 2025

12 Gusht, 2025

Raporti i Avokatit të Popullit: Pati shkelje të të drejtave të njeriut gjatë ndalimit të Metës
Aktualitet

Raporti i Avokatit të Popullit: Pati shkelje të të drejtave të njeriut gjatë ndalimit të Metës

11 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com