⚘-MOMENTUM (Çapitem drejt teje)-⚘
Monotoni që dhemb deri në rrënjët e shpirtit,
Kjo mjegull vetmie që mbulon ditën gri,
Sekonda që rrahin si çekanë kthinat e trurit,
Rrahje zemre që vrapojnë për tek ti…
*******
Udhëve të zbrazëta, çapitem nëpër shi,
Pranë shtëpizës sate, hapat ecin kot,
Brenda në damarë, si prushi djeg malli,
Nis më dridhet buza, nata veson lotë…
-ENERTIN DHESKALI-
(Nëntor 2023)