InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ky është sekreti përse nuk shëndoshen gratë Japoneze dhe jetojnë gjatë

22 Shtator, 2023
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Ky është sekreti përse nuk shëndoshen gratë Japoneze dhe jetojnë gjatë

Në 25 vjetët e fundit gratë japoneze mbajnë vendin e parë si popullsia më jetëgjatë në tokë, sipas statistikave. Mesatarisht jetojnë 84 ose më shumë vjeç dhe, siç duket, shëndoshen shumë rrallë.

Naomi Moriyama, në librin e saj “Japanese Women Don’t Get Old or Fat”, zbulon sekretet e jetës së shëndetshme dhe jetëgjatësisë së grave japoneze, duke e çuar lexuesin në botën e kuzhinës së nënës së saj në Japoni. Sipas saj, ushqimet që nxisin rënien në peshë janë pjesë e kuzhinës se përditshme japoneze dhe populli japonez i konsumon ato rregullisht.

Për shembull, përfshihet peshk, perime, çaj jeshil, alga deti, oriz që janë të pasura me cilësi anti-plakje e që nxisin rënien në peshë. E dinit që japonezët konsumojnë rreth 10 % të të gjithë peshkut në botë, edhe pse përbëjnë 2 % të popullsisë së botës?

Siç pohon Moriyama, prindërit japonezë mësojnë fëmijët e tyre që të hanë ngadalë dhe të vlerësojnë çdo kafshatë. Për më tepër, një nga rregullat kryesore të të ushqyerit është që të mos e mbushësh kurrë pjatën plot dhe të mos hash kurrë porcione të mëdha ushqimi. Përveç kësaj, çdo ushqim shërbehet veç e veç. Në librin e saj, Moriyama shpjegon se kuzhina japoneze është e thjeshtë dhe praktike për shkak se ushqimi përgatitet ngadalë dhe kryesisht është i pjekur në skarë, në avull ose i zier.

Ajo shpjegon se në vend të bukës, japonezët kombinojnë orizin me pothuajse çdo vakt dhe ky është dallimi kryesor mes kuzhinës perëndimore dhe asaj lindore. Për mëngjes, japonezët zakonisht konsumojnë çaj jeshil, oriz të zier, tofu, supë, hudhra, vezë të fërguara, apo peshk.

Nga ana tjetër, ato nuk konsumojnë kurrë ëmbëlsira, ose të paktën i konsumojnë rrallë. Ata që hanë ëmbëlsira, i shërbejnë në porcione të vogla. Kjo jo sepse nuk e pëlqejnë çokollatën, akulloren, biskotat, etj, por sepse e dinë që konsumimi i tepërt i këtyre produkteve ka efekte negative. Po kështu, Moriyama thekson rëndësinë e ushtrimeve fizike. Kështu, gratë në Japoni praktikojnë shumë ecjen, ngjitjen në male, dhe biçikletën./gatuajshendetshem.com/

Të Lidhura

“Gropa” më e thellë e PS-së në Pukë, “kodra” më e lartë në Shkodër
Aktualitet

“Gropa” më e thellë e PS-së në Pukë, “kodra” më e lartë në Shkodër

16 Qershor, 2025
Temperatura shkon në 32 gradë Celcius nē këtë qark, parashikimi i MOTIT për këtë të diel
Aktualitet

Temperatura shkon në 32 gradë Celcius nē këtë qark, parashikimi i MOTIT për këtë të diel

15 Qershor, 2025
“17 vjet më parë Irani më kërcënoi për romanin tim”, Ben Blushi: Kur po shkruaja “Parajsa artificiale”, i bindur se ky vend agresiv na bën dëm
Aktualitet

“17 vjet më parë Irani më kërcënoi për romanin tim”, Ben Blushi: Kur po shkruaja “Parajsa artificiale”, i bindur se ky vend agresiv na bën dëm

14 Qershor, 2025
Vijojnë temperaturat e larta në vendin tonë, vlera maksimale regjistrohet në këtë qark
Aktualitet

Vijojnë temperaturat e larta në vendin tonë, vlera maksimale regjistrohet në këtë qark

13 Qershor, 2025
U fut të shpëtonte djalin, u mbyt edhe e ëma! DETAJE nga ngjarja TRAGJIKE
Aktualitet

U fut të shpëtonte djalin, u mbyt edhe e ëma! DETAJE nga ngjarja TRAGJIKE

13 Qershor, 2025
Sot provimi i dytë, 27 mijë maturantë testojnë njohuritë në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi
Aktualitet

Sot provimi i dytë, 27 mijë maturantë testojnë njohuritë në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

10 Qershor, 2025

TË FUNDIT

“Gropa” më e thellë e PS-së në Pukë, “kodra” më e lartë në Shkodër
Aktualitet

“Gropa” më e thellë e PS-së në Pukë, “kodra” më e lartë në Shkodër

16 Qershor, 2025

HISTORI NJERËZORE/ Braktis profesionin elektriçist IT në Indi, bëhet çoban në Shqipëri
Sociale

HISTORI NJERËZORE/ Braktis profesionin elektriçist IT në Indi, bëhet çoban në Shqipëri

16 Qershor, 2025

HOROSKOPI i ditës së sotme: E hënë, 16 qershor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI i ditës së sotme: E hënë, 16 qershor 2025

16 Qershor, 2025

Gazetari bën rrëfimin e rrallë: Kur më puthi Parashqevi Simaku, nuk e lava faqen 10 ditë
Show Biz

Gazetari bën rrëfimin e rrallë: Kur më puthi Parashqevi Simaku, nuk e lava faqen 10 ditë

15 Qershor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com