Shqipëria mori një fitore të madhe ndaj Polonisë në stadiumin “Air Albania”, të vlefshme për kualifikueset e Europianit.
Megjithatë as në këtë ndeshje, incidentet nuk munguan. Sfida filloi pak minuta me vonesë, për shkak të hedhjes së flakadanëve në fushën e lojës.
Kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga UEFA, që po përgatit gjobën për Federatën Shqiptare të Futbollit, pasi hedhja e flakadanëve në fushë, është e ndaluar.