InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Liria?! Iluzioni i lirisë dhe tranzicioni i pafund…

4 Shtator, 2023
in InfoPress, Opinione
A A
Liria?! Iluzioni i lirisë dhe tranzicioni i pafund…

Nga Mevi RAFUNA

Një fëmij i vogël nuk e di çfarë është frika deri kur mësohet me idenë e frikës… Ideja e frikës është më e fuqishme sesa frika! Kur takohesh në një pikë me frikën nuk ke më frikë dhe aty shpirti ose dorëzohet ose vazhdon rrugën. Rrugëtimi shpirtëror i një individi nuk është i lehtë! Religjionet monotesite na kanë mësuar ta duam Zotin më shumë nga frika. Frika ndaj të panjohurës, frika ndaj mëkatit, frika ndaj ndëshkimit…

Frika e ka dominuar dashurinë për jetën dhe për Zotin, frika ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë njerëzit nën kontroll. Mjafton që dikush ta mbizotëroj hapsirën tonë të mendjes dhe të na kontrolloj përmes idesë së frikës. Dikush mund të jetë nëna, apo babai ynë, i dashuri apo bashkëshorti, dikush mund të jetë mësuesi,kleri apo pushteti…

Ka prindër që duan t’i programojnë fëmijët e tyre deri në atë pikë, që çdo mendim i fëmijës së tyre të kontrollohet. Ka çifte që vazhdimisht e kontrollojnë njëri- tjetrin dhe lidhja e tyre nuk mbahet mbi parimin e dashurisë por mbi frikën dhe kontrollin. Këta individë të shumtë të kontrolluar me idenë e frikës është shumë lehtë të kontrollohen përmes idesë së pushtetit politik. Këta individë të shumtë të kontrolluar që dikur shumica nënvetëdije protestonin kundër pushtuesit serbë me parulla, “liri, demokraci” pas luftës shumica nënvetëdije e humbën lirinë. Krijuan Iluzionin e Lirisë në të cilin edhe sot jetojnë dhe për të cilin kërkojnë faktorë dhe fajtorë.

Pas luftës liria e popullit u uzupua. Doli një grup dhe u thirren mbi të “drejtën e çlirimit” ata ja dhanë vetes të drejtën ta përcaktojnë jetën dhe Ardhmërinë tonë për dekada të ardhshme. Të marrësh fatin e një populli në dorë kur je i paditur dhe pa njerëzi është delir i marrëzisë. Të jesh i ditur por të punosh me egoizëm për të keqen, nuk je i arrirë por je njeri i keq. Kështu,- falë veprës së tyre ku vlerat u shndërruan në anti vlera, ku të jesh njeri i mirë dhe t’i qasesh jetës publike ishe i humbur u krijua një grupacion që ditën shaheshin mes vete dhe natën i ndanin pushtetet.

Vlera e intelektualit humbi dhe vendin e tij e zuri servili i devotshëm partiak- politik! Zërat kritik u shuan, të menduarit e arsyeshëm nuk u mor në konsideratë dhe gjumi i arsyes lindi përbindësha do të thoshte piktori spanjoll Goya.

Tani, në opinionin publik ata që ishin servil të devotshëm dikur flasin, shkruajnë dhe japin këshilla si të dilet nga kjo situatë. Pasi, na shpërndanë si zogjtë e qyqes nëpër botë dhe fëmijet që lindën në luftë dhe pas lufte u shndërruan në emigrantë më thoni cila është e arrira më e lartë e kësaj klase politike- pozitë opozitë.

Ndërsa, populli i humbur pret shpëtimtarin! Thuaj se askush nuk reflekton… dhe ideja e frikës ndaj pushtetit është futur në shpirtrat e njerëzve. Kush do e shënoj fundin e tranzicionit?!

Të Lidhura

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Komisionerja për Zgjerim Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së, eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në
Aktualitet

Komisionerja për Zgjerim Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së, eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

15 Mars, 2026

Digjet një apartament në Gjirokastër, ndërhyjnë tre mjete zjarrfikëse
Aktualitet

Digjet një apartament në Gjirokastër, ndërhyjnë tre mjete zjarrfikëse

14 Mars, 2026

Ditë Vere mes gjelbërimit: Parku i Viroit destinacioni i preferuar i qytetarëve
Aktualitet

Ditë Vere mes gjelbërimit: Parku i Viroit destinacioni i preferuar i qytetarëve

14 Mars, 2026

Parku i Viroit mbushet me vizitorë për festimin e Dita e Verës
Aktualitet

Parku i Viroit mbushet me vizitorë për festimin e Dita e Verës

14 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com