InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Ne nuk e dimë se kush do të jetë e ardhmja e Partisë Demokratike, por me siguri që nuk është Sali Berisha

25 Korrik, 2023
in InfoPress, Opinione
A A
Primaret/PD: Berisha vetë voton dhe numëron, nuk kanë lidhje me selinë blu! Po krijojnë parti të re që të na dëmtojnë

Nga Erl KODRA

Pas vendimit të DASH, në Partinë Demokratike filloi përçarja nga Sali Berisha, i cili në fillim tha se nuk do të përziente partinë në betejën e tij me SHBA, por shpejt harroi dhe filloi aksionin për të marrë peng të ardhmen e opozitës shqiptare. Kjo është një histori që të gjithë e dimë si ka rrjedhur përgjatë dy viteve, mjafton të shikojmë hartën mavi të Shqipërisë nga Tropoja më Konispol.

Përrallat e dala boje për PD më të fortë dhe më të bashkuar tashmë nuk impresionojnë askënd. Shqiptarët me shumicë e kuptuan lojën e ulët që po luhet pas kurrizit të tyre, dhe se rruga e nisur është trajektorja e sigurtë drejt katastrofës. Më e keqja, nëse vazhdojmë me këtë rrugë, 14 Maji do të duket lule. “Fitorja” e rradhës e Rithemelimit mund të katandiset në 15-20 deputetë. Me sa duket edhe kaq mjatojnë për Sali Berishën, me kusht që ai të përfaqësojë “opozitën” e këtij vendi.

Askush nuk e di pse Gazmend Bardhi dhe një grup deputetësh të PD-së kërkojnë të shkatërrojnë përfundimisht atë që ka mbetur nga Partia Demokratike, por asgjë nga ato që deklarohen nuk ka lidhje me arsyen e shëndoshë ose ndershmërinë. Ata thonë se duan ta bashkojnë PD-në ashtu në përgjithësi, domethënë, ta zvogëlojnë akoma më shumë, ta shuajnë fare. Ta kthejnë edhe njëherë tek Sali Berisha, Tritan Shehu, Famur Noka dhe Nard Ndoka?! Domethënë, e djathta të shuhet përfundimisht, duke u bërë ushtria private e Sali Berishës?

Pse, jeta jonë duhet të jetë e lidhur vetëm me Sali Berishën?! A nuk e kishim të lidhur për 32 vite me atë njeri, që i dhamë ëndrrat tona, rininë tonë, jetën tonë?? Dhe cili ishte rezultati?! Një Shqipëri bosh, me shumicën e qytetarëve jashtë vendit. Një Shqipëri në depresion, e paaftë të ngrihet kundër Edi Ramës, hajdutit më të madh që ka njohur ky vend që prej 100 vitesh.

Boll më me broçkulla mashtruese gjoja për bashkim – sepse bashkimi me Sali Berishën është vdekje e opozitës shqiptare, është vdekje e të djathtës shqiptare, është tradhëti ndaj interesit më të mirë të qytetarëve.

Partia Demokratike nuk është Sali Berisha, as Gazmend Bardhi, as Lulzim Basha. Ajo është vokacioni politik i qytetarëve të këtij vendi, ndaj ata kanë të drejtën për të zgjedhur të ardhmen e tyre.

Dhe e ardhmja Partisë Demokratike me siguri nuk është Sali Berisha.

Të Lidhura

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Nada Meçorapaj fiton bindshëm në garën për drejtimin e PD në Vlorë
Aktualitet

Nada Meçorapaj fiton bindshëm në garën për drejtimin e PD në Vlorë

16 Mars, 2026

Lajm bombë nga Izraeli / Netanyahu “ndjek mediat shqiptare?” reagon jam gjallë!
Bota

Lajm bombë nga Izraeli / Netanyahu “ndjek mediat shqiptare?” reagon jam gjallë!

16 Mars, 2026

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi
Lifestyle

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi

16 Mars, 2026

Kreu i legalistëve Shpetim Axhami uron martesën e Princit Leka II me Blerta Celibashin
Show Biz

Kreu i legalistëve Shpetim Axhami uron martesën e Princit Leka II me Blerta Celibashin

15 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com