Kryeministri Edi Rama në një komunikim për opinionin publik lidhur me urdhrin për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj tha se nevoja e një reforme të thellë në drejëtsi është kërkuar me ngulm nga ai dhe qeveria e tij.
Rama tha se qëllimi i tij ka qenë që të përmbyset përfundimisht sistemin e vjetër të drejtësisë.
“Unë nuk pajtohem dot me askënd që abuzon këtë besim duke kthyer mandatin e shqiptarëve dhe besimin tim në në mundësi të palejueshme për të fryrë xhepin. Jam gati të mbaj baltën që kundërshtarët më hedhin, por nuk kam qenë dhe nuk jam kurrë të mbaj në shpinë askënd që e kujton shtëpinë e madhe kurrizin e një kali që mund ta kalërojë” tha Rama.











