Vihet në pranga i riu nga Lushnja, përndoqi, kanosi dhe i mori para një vajze

Një person është vënë në prangat e policisë së Elbasanit, i dyshuar për përndjekjen dhe kanosjen e një vajze, të cilës arriti që t’i merrte edhe një shumë parash.

Policia njofton se është arrestuar A. B., 24 vjeç, banues në Lushnjë, pasi për të ka bërë kallëzim një 24-vjeçare.

E reja ka thënë se 24-vjeçari e ka përndjekur dhe kanosur vazhdimisht, si dhe i ka marrë një shumë parash.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.