InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zëri Amerikës jehonë rikthimit të Bashës: Patformë për ndyshimin e sistemit të kalbur!

25 Maj, 2023
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
VIDEO/ Lulzim Basha: Koha të merremi me shqetësimet e njerëzve, jo me hallet personale të politikanëve!

Në Shqipëri, ish kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u rishfaq publikisht të mërkurën, në një takim me të rinjtë, pas pak më shumë se një viti. Në mars të 2022-it, ai u largua nga drejtimi i forcës kryesore të opozitës, pas humbjes në zgjedhjet e pjesshme vendore dhe nën trysninë në rritje të krahut që mbështeste ish kryeministrin Sali Berisha.

Ndonëse evitoi të shprehej për raportet e tij të ardhshme me Partinë Demokratike, e cila zyrtarisht identifikohet me atë pjesë që nuk njohin lidershipin e zotit Berisha, ish kryetari Basha paralajmëroi një lëvizje “për të nisur një proces transformimi të sistemit politik”, dhe “një rrugëtim për të ndryshuar sistemin e falimentuar politik të Shqipërisë, për t’i dhënë fund kapjes së shtetit që buron nga ndryshimet kushtetuese të 2008 dhe për t’i rikthyer shqiptarëve fuqinë e votës”.

Ai paraqiti dhe disa propozime që sipas tij përbëjnë “platformën për ndryshim”, të cilat ai i ka artikuluar dhe më parë, kur ishte në krye të opozitës. Zoti Basha këmbënguli në nevojën për “lista të hapura” në zgjedhje “që zëri i qytetarit të dëgjohet dhe vota e tyre të përcaktojë përfaqësuesit e tyre në parlament”. Por sipas tij kjo duhet të shoqërohet dhe me një proces të ngjashëm me atë të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, një ide e vjetër e Partisë Demokratike, kur ajo drejtohej nga zoti Basha. Një propozim i paraqitur në parlament u hodh poshtë në vitin 2018 nga Komisioni i Venecias. Ndërsa një riformulim “qëndron që prej një viti në parlament”, deklaroi zoti Basha sipas të cilit “vettingu i politikës është emergjencë kombëtare”.

Propozimi tjetër i zotit Basha, edhe ky i hedhur si ide prej tij kohë më parë, ka të bëjë me kufizimin e mandatit të kryeministrit. “Asnjë kryeministër që nuk arrin dot të realizojë objektivat e veta për dy mandate, nuk mund t’i bëjë me një mandat të tretë, dhe shembullin e kemi para syve”, u shpreh ai duke ju referuar kryeministrit Edi Rama. Ish kryetari demokrat këmbënguli gjithashtu dhe në domosdoshmërinë që emigrantët të mund të marrin pjesë në votime nga vendet ku ata jetojnë.

Tezat e hedhura nga zoti Basha kërkojnë dhe ndryshime kushtetuese, për të cilat nevojiten jo vetëm votat e opozitës, e cila është e përçarë, por nuk mund të kalojnë pa mbështetjen e shumicës. Por për zotin Basha “që t’i bëjmë realitet kemi në dorë të vëmë në lëvizje mekanizma kushtetuesë. 50 mijë qytetarë me firmën e tyre mund të vënë në lëvizje një referendum popullor për një çështje të caktuar”.

Zoti Basha foli disa herë për një sistem politik të kalbur, ndonëse ai vetë, deri marsin e kaluar ka qenë pjesë aktive e tij, dhe me role jo të vogla, nga viti 2005, si në qeveri, apo si kryetar i Bashkisë së Tiranës, e më pas si drejtues i opozitës që nga viti 2013.

Synimi i tij, ndonëse jo i shprehur në takimin e të mërkurës, duket të jetë rikthimi në krye të Partisë Demokratike, asaj pjese që ka vulën dhe siglën e kësaj force politike. Edhe momenti i zgjedhur, është ai i një paqartësie në këtë grupim, ku pas dorëheqjes së zotit Alibeaj si drejtues i komanduar, ende nuk ka një pasues që formalisht ta çojë atë drejt zgjedhjeve për kryetarin e saj. Largimin e tij një vit më parë, zoti Basha, nuk e cilësoi një dorëheqje, por “tërheqje për një interes të madh, për të mos ushqyer përçarjen mes demokratëve, për t’i dhënë një shans bashkimit të demokratëve. Për fat të keq kjo nuk ka ndodhur. Por unë nuk kam hequr dorë kurrë nga ajo që ndjej si përgjegjësi, për të mos i lënë njerëzit në mes të rrugëve, për të mos e lënë kontributin e atyre që më kanë qëndruar në krah, pa shpresë, pa orientim e pa të ardhme” deklaroi ai.

Përballë qëndron grupimi i zotit Berisha. Pavarësisht se së bashku me Partinë e Lirisë së ish presidentit Ilir Meta, koalicioni i tyre, pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet vendore të 14 majit, zoti Berisha tund mbi 500 mijë vota të marra, përpara atyre, 100 mijë votave që shkuan për siglën e PD-së. Por për zotin Basha “14 maji është data e skandencës përfundimtare të sistemit politik”./ Zëri i Amerikës

Të Lidhura

E shtuna me temperatura PËRVËLUESE, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme
Aktualitet

E shtuna me temperatura PËRVËLUESE, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme

5 Korrik, 2025
Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes! Si shihet ky vendim nga ana e KQZ-së?
Aktualitet

Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes! Si shihet ky vendim nga ana e KQZ-së?

5 Korrik, 2025
Bëni KUJDES nga VAPA! Temperaturat shkojnë sot deri në 39 gradë Celscius në këto qarqe
Aktualitet

Bëni KUJDES nga VAPA! Temperaturat shkojnë sot deri në 39 gradë Celscius në këto qarqe

4 Korrik, 2025
Temperatura të larta në vend, ja zonat më të NXEHTA
Aktualitet

Temperatura të larta në vend, ja zonat më të NXEHTA

3 Korrik, 2025
Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria po shpopullohet, 45% e shqiptarëve kanë braktisur vendin gjatë 10 viteve të fundit
Aktualitet

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria po shpopullohet, 45% e shqiptarëve kanë braktisur vendin gjatë 10 viteve të fundit

3 Korrik, 2025
Maldrita Bardho heq dorë nga mandati i deputetes, vendin në Kuvend e merr Zegjine Çaushi
Aktualitet

Maldrita Bardho heq dorë nga mandati i deputetes, vendin në Kuvend e merr Zegjine Çaushi

3 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Destinacionet më të mira për pushime familjare këtë verë
Lifestyle

Destinacionet më të mira për pushime familjare këtë verë

5 Korrik, 2025

E shtuna me temperatura PËRVËLUESE, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme
Aktualitet

E shtuna me temperatura PËRVËLUESE, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme

5 Korrik, 2025

Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes! Si shihet ky vendim nga ana e KQZ-së?
Aktualitet

Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes! Si shihet ky vendim nga ana e KQZ-së?

5 Korrik, 2025

Musk: Një krizë e re globale po vjen edhe këtë vit
Bota

Musk: Një krizë e re globale po vjen edhe këtë vit

5 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com