Psikologe Marsela Lekli
Një tjetër grua vritet sot, ndërkohë shoqëria jonë e mekur, e përcjell këtë lajm me habinë e momentit dhe të nesërmen gjithçka harrohet.
Alma Qevani, 44 vjeçarja që u godit me sëpatë nga kunati i saj, është thjeshtë kronika e zezë e radhës, por përtej tronditjes, lajmi nuk e nxjerr nga letargjia shoqërinë tonë, e cila duket sikur është mësuar me ngjarje të tilla dhe nuk krijojnë aspak ndjeshmërinë e reagimit.
Femra shqiptare, po vuan pasojat e një shoqërie të frustruar dhe të traumatizuar, duke u bërë objekt i vrasjeve dhe makabriteteve të herëpashershme.
Ndërhyrja në legjislacion dhe adaptimi i mekanizmave konkretë që synojnë rolin e gruas, dhe implemementimit të strategjive është emergjencë kombëtare.
Çdo ditë e vonuar në këtë drejtim, është premisë për krime të tjera ndaj femrës shqiptare, ndaj nuk duhet humbur kohë, pasi është prekur fundi dhe ringritja do jetë gjithnjë e më e vështirë.