Bashkëshortja e ish-deputetit lezhian Eduart Ndocaj, Valentina Ndocaj, në kuadër të fushatës për zgjedhjet vendore të datës 14-15 maj, kandidon në Italinë fqinje për këshilltare e komunës së Breshias, duke qenë potencialisht një mundësi shumë e mirë që komuniteti shqiptar të përfaqësohet me emra dhe individë të spikatur sic është znj. Ndocaj.
Ditën e sotme, në mbështetje të kandidaturëës së z. Fabio Rolfi për kryetar i komunës së Breshias dhe të znj.Ndocaj si këshilltare, në takimin elektoral me strukturat ishte i pranishëm edhe presidenti i Noi Moderati Senatore Maurizio Lupi, i cili konfirmoi mbështetjen e tij për Fabio Rolfin dhe znj. Ndocaj si dhe pohoi kënaqësinë që subjekti i tij politik përfaqësohet në këto zgjedhje me individë që janë mishërim i vlerave qytetare dhe profesionale, si dhe gëzojnë reputacion në komunitetet e tyre.











