Nga Edlira Devolli LEKA
Fotot më poshtë janë tregues të propagandës që shfaqin fasadën dhe fshehin realitetin që preket çdo ditë nga secili banor. Fotot më poshtë, përkatësisht në lagjet 11 dhe 6, në afërsi të qendrës së qytetit, tregojnë pjesën e dukshme të pallatit që është e restauruar dhe lyer, ndërsa në brendësinë e lagjes pallatet nuk janë prekur që në periudhën kur janë ndërtuar!
Në secilin skenar, pra nëse Fondet janë deklaruar për rikonstruksion të plotë, qartësisht kjo është një panoramë shpërdorimi.
Nga ana tjetër, nëse Bashkia parashikon vetëm fasadat e pallateve, po përballemi me mendësinë e punëve për tu dukur dhe për t’i hedhur “hi syve publikut”.
Në Këshillin e nesërm Bashkiak, Ne, përfaqësuesit e Partisë Demokratike do të jemi garancia politike për llogari- kërkimin mbi shpërndarjen e fondeve dhe efektivitetin e përdorimit të tyre në dobi të interesit publik përmes secilit mekanizëm monitorues që buron nga përfaqësimi në Këshillin Bashkiak.
Ne do të jemi aty për të dëshmuar përgjegjësi institucionale përmes vëzhgimit të ekzekutimit të secilës nismë apo projekt duke penguar arbitraritetin dhe abuzimin përmes propagandës së fasadës.
🗳️ 14 Maj ✅oto 9️⃣
✅oto #PartiaDemokratike për Këshillin e Bashkisë Durrës9️⃣












