InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Bejko në Pezë-Helmës: Do të ndërtojmë 250 km rrugë në zonat rurale

3 Maj, 2023
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Bejko në Pezë-Helmës: Do të ndërtojmë 250 km rrugë në zonat rurale

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko zhvilloi një takim me qytetarët në Pezë-Helmës, më të cilët diskutoi mbi pikat e programit.

Kandidati demokrat premtoi më shumë mbështetje për bujqësinë dhe zonat rurale në Tiranë, për të cilat tha se, kryebashkiaku Erion Veliaj i ka lënë në harresë.

Bejko u angazhua të ndërtojë 5 tregje në hyrje të Tiranës, në të cilat bashkia do të ketë prioritet prodhimet e fermerëve vendas. Ai tha se, qendrat polifunksionale do të pozicionohen në Kamëz, Kashar, Vaqarr, Lundër dhe Tufinë.

Bejko shpjegoi se, në këto qendra do të ndërtohen edhe dhoma frigoriferike, për të bërë të mundur që fermerët të ruajnë prodhimet e tyre. Këto dhoma frigoriferike do të jenë falas. Për të bërë më të lehtë aksesin e fermerëve në këto tregje, Bejko premtoi ndërtimin e 250 km rrugë në zonat rurale.

“250 km rrugë është angazhimi jonë për të ndërtuar të gjithë zonën rurale. Kjo do të bëjë të mundur që të gjithë prodhimet tuaja të tregtohen në Tiranë. Duke u tregtuar në Tiranë edhe të ardhurat tuaja rriten, por edhe Tirana do të ushqehet shëndetshëm. Mendoj që nuk është lënë pa qëllim mungesa e ndërtimit të rrugëve dhe aksesimi i fshatrave në qytet. Është lënë për të favorizuar produktin që vjen nga importi. Produkte nga importi sjellin monopolet qe i kane oligarkët. Oligarkët diktojnë të gjitha politikat e zhvillimit në Shqipëri, si tregtisë, edhe ndërtimit, kudo ka ku një sektor fitimprurës. Janë të lidhur me elitën politike që përbëhet nga Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Për pasojë këta kanë kapur gjithçka fitimprurëse. Fshatarët duan t’i lënë në nivelin e mbijetesës, nuk do e lejojmë këtë. Ne duam që tregun në Tiranë ta dekriminalizojmë, tregun në Tiranë ta çlirojmë. Për të çliruar tregun, kemi menduar si PD që të vëmë në çdo hyrje të Tiranës, 5 tregje, që do të jenë tregje të kilometrit zero. Së pari, aty do të shiten produktet që bëhen në pjesën rurale të Tiranës, prandaj quhet kilometri zero”, tha ai.

Po ashtu, Bejko tha se, “pasi të ndërtojmë 250 km rrugë për të ndihmuar zhvillimin e bujqësisë, blegtorisë, agroindustrisë, por edhe të turizmit malor, të ndërtojmë të gjithë rrjetin e kanalizimeve, të vaditjes dhe kullimit. Nuk është vënë dorë fare në këtë sistem sidomos nga bashkia. Qeveria po ashtu është përqendruar kryesisht në qendrat urbane dhe s’ka bërë asgjë”.

“Ajo që konstatojmë është edhe çështja e vaksinave për bagëtitë. Bashkia s’ka subvencionuar asgjë në këtë drejtim. Krahas politikave që duhet të ketë qeveria qendrore për çështjen e vaksinimit dhe subvencionimit, këto politika duhet t’i aplikojë edhe bashkia. Dhe ne do t’i aplikojmë këto praktika. Do të subvencionojmë vaksinimin e blegtorive në sezone të caktuara, me qëllim që të ruajmë shëndetin e bagëtive, shëndetin e blegtorëve, por të ruajmë edhe shëndetin e konsumatorëve. Kjo është zonë e pasur me ullinj, vaji që është prodhuar sivjet ka ngelur i gjithi stok”, tha ai.

Bejko shtoi se, “bashkia do të punojë për të gjetur partnerë ndërkombëtarë, të cilët të vijnë dhe ta përpunojnë vajin shqiptar sipas cilësisë që e kërkon tregu i përbashkët evropian”.

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026
‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026
Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026
Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë
Aktualitet

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë

30 Qershor, 2026
Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare
Aktualitet

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare

28 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com