Belind Këlliçi ka folur për presionin që Veliaj ushtron ndaj administratës së Bashkisë së Tiranës.
“Çdo ditë punonjës të administratës së bashkisë që shkojnë me detyrim në takimet e Veliajt më shkruajnë pasdite, “Belind le të vendosë Veliaj kuti votimi në godinën e bashkisë dhe të shohë si del”, pra, kjo tregon presionin që ushtrohet ndaj administratës ndaj punonjësve me aplikacionin akt1visti e patronazhisti”, – është shprehur Këlliçi.










